Ndikimi i romancave të forta të adoleshentëve në jetën e mëvonëshme

Një studim i ri nga Universiteti i Virxhinias ka zbuluar se adoleshentët që kanë marrëdhënie të forta romantike, me përjashtim të njohjes së vetes dhe miqësive të shëndetshme, mund të përballen me presion të lartë të  gjakut më vonë gjatë jetës.

Ky është zbulimi i fundit nga laboratori i Joseph Allen, profesor i psikologjisë së Hugh Kelly në UVA. Allen dhe ekipi i tij kërkuan të dhëna nga një studim i gjatë i 184 pjesëmarrësve që filloi në Charlottesville në 1998 kur anëtarët e studimit ishin vetëm 13 vjeç.

Laboratori i Allen kontrolloi përsëri me një grup prej 146 pjesëmarrësish në moshat 17 dhe 19 për të mësuar në lidhje me marrëdhëniet e tyre romantike dhe më vonë, midis moshës 29 dhe 31 vjeç, ata testuan matjet e presionit të gjakut të të anketuarve. Studiuesit gjetën një rrugë të drejtpërdrejtë, nga intensiteti romantik i adoleshencës në presionin e lartë të gjakut të të rriturve.

Për më tepër, ata zbuluan se ata që raportuan marrëdhënie intensive adoleshente dhe që rezultuan me presion të lartë të gjakut më vonë në jetë ishin rritur nga prindër që ushtronin sjellje kontrolluese psikologjike.

Allen tha se kjo është një përzierje e rrezikshme. “Nuk është vetëm se ata kanë një marrëdhënie të mirë romantike. Është një lloj marrëdhënie që është duke u thithur kohën dhe energjinë e tyre deri në një nivel të pazakontë”, tha ai. Allen tha që të kalosh shumë kohë vetëm me një partner në moshën e adoloshenës mund të nënkuptojë “nuk po kalon kohë as me veten, as me miqtë, ose dhe duke bërë gjëra të tjera të moshës”.

“Pasja e prindërve kontrollues është gjithashtu pjesë e modelit”, tha ai. Ata kanë tendencë t’i bëjnë adoleshentët e tyre të ndjehen fajtorë nëse nuk i zbatuan rregullat. “Pra, adoleshentët shkojnë nga familje tepër kontrolluese, në marrëdhënie që janë shumë intensive”, tha Allen. Pjesëmarrësit në studim gjithashtu raportuan se kishin problematika në miqësitë e tyre kur rriteshin. “Ata patën më vonë miqësi ku kishte shumë konflikte dhe grindje në krahasim me miqësitë e ngushta të mira, të qëndrueshme “, tha Allen. Duket sikur pjesëmarrësit “nuk mësuan dot kurrë” në të vërtetë se si të kishin miqësi të mira.

Lumturia dhe ulja e stresit vjen dhe nga prania e marrëdhënieve të shëndosha. Mospasja e një marrëdhënie të mirë shoqërore apo romantike, bëhet stresuese.  Dhe sipas studimit, mungesa e marrëdhënieve të shëndosha në moshën e adoleshencës tregon që këta njerëz përjetojnë rritje tensioni të lartë më vonë në jetë, si rrjedhojë e streseve të induktuara në fëmijëri. Të dhënat nga studimi tregojnë që stresi ka lidhje të drejtpërdrejtë në ndikimin e rritjes së tensionit dhe jo vetëm.

Gjetjet u botuan muajin e kaluar në Gazetën e Zhvillimit dhe Psikologjisë, botuar nga Cambridge University Press. Është një nga studimet e fundit në një varg të gjatë gjetjesh të rëndësishme nga laboratori i Allen në lidhje me zhvillimin e adoleshentëve. Zbulime të tjera përfshijnë se stresi ekstrem gjatë viteve të adoleshencës mund të çojë në plakje të parakohshme dhe se miqësitë e shëndetshme të adoleshentëve parashikojnë romanca të shëndetshme për të rriturit. 

Deri më sot, çështjet që kanë kapur më shumë vëmendje janë ato që vërtetojnë se adoleshentët që shiheshin si “më tipa” në shkollë patën një rrugë të ashpër më vonë gjatë jetës. Deri në moshën 22 vjeç, ata adoleshentë dikur ishin më të famshëm, u vlerësuan nga moshatarët e tyre si më pak kompetentë në menaxhimin e marrëdhënieve shoqërore. Ata gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme të konsiderueshme me alkoolin dhe drogën dhe të ishin përfshirë në aktivitete kriminale.

Burimi: Universiteti i Virginias, SHBA

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here