Doni një dietë të shëndetëshme? Lexojeni këtu.

Po përpiqeni të keni një dietë të shëndetëshme dhe nuk dini nga t’ia nisni? Kur të shkoni për të blerë, merrni këto super-ushqime të cilat do t’ju ndihmojnë të ndiheni shumë më mirë dhe më të shëndetshëm.

 

Spinaqi

Spinaqi edhe mes super-ushqimeve është një superushqim. Është rregullues i presionit të gjakut dhe i sheqerit në gjak. Ai pastron trupin nga toksinat, rregullon metabolizmin dhe është shumë i mirë për humbjen e peshës. Ai vec të tjerave përmban element ushqyes dhe vecanërisht vitamin A dhe C. këto vitamin ndihmojnë që të përmirësohen flokët dhe lëkura.

Kinoa

Për shkak të ngarkesës ushqyëse kinoa është një zëvendësues i shkëlqyer i orizit. Ndërkohë që teknikisht ajo është drith, në fakt ajo është totalisht proteinë, e cila e ndryshon kinoan nga drithërat e tjerë. Është e pasur me fibra më shumë se sa drithërat e tjera. Për ata që kanë dieta strikte, kinoa është edhe pa gluten. Ajo ka flavonoide dhe të cilat mbrojnë shëndetin dhe kanë veti anti-inflamatore dhe anti-virale dhe madje është provuar që ka edhe veti anti-depresante.

Xhinxheri

Xhinxher është i njohur për reputacionin e tij mbi vetitë medicinale dhe ndërsa është pjesë e kuzhinës aziatike dhe indiane, është pjesë e cdo diete. Përvec se ul shanset për sëmundjet e zemrës dhe diabetin, xhinxher siguron edhe një numër të madh përfitimesh si rënia në peshë dhe rritja e energjisë. Ai është I njohur për përbërjen e lartë të Manganezit (Mn). Eshtë në mënyrë të pabesueshme, shumë ndihmues në procesin e tretjes duke lehtësuar prodhimin e pështymës për konsum më të lehtë të ushqimit dhe eleminimin e ndjenjës së përzierjes pas ngrënies.

Domatja

Domatet nuk trajtohen si superushqime, por ky është një rast i cili me siguri ka kaluar pa u vënë re gabimisht. Vec nivelit të lartë të likopeneve të cilat i bëjnë domatet burim antioksidantësh, ato janë të pasura me vitamin A, B6, E dhe K. Kjo do të thotë se domatet janë shumë të mira për shëndetin dhe për zemrën.

Peshku

Peshku është një superushqim falë nivelit të tij të lartë të proteinave. Është më superior se sa mishi i vicit apo i derrit, për shkak të nivelit më të ulët të yndyrës së keqe që gjendet tek peshku. Peshku përmban acide yndyrore Omega 3 që është burim shëndeti për zemrën dhe trurin. Acidet yndyrore ulin tensionin, ndihmojnë uljen e depresionit madje qetësojnë edhe dhimbjen e kyceve. Ngrënia e peshkut shoqërohet me ndjenjën e ngopjes, gjë që ndihmon mosngrënien e shpeshtë.

Lakër Brukseli

Lakra e Brukselit është një nga perimet më të mira për stil jete të shëndetshëm. Ajo përmban nivele të larta të vitaminës C dhe K si edhe një sasi të shëndetshme të mineraleve esenciale. Këto veti i bëjnë lakrat e Brukselit ideale për detoksifikimin e trupit. Ato kanë pak kalori dhe përmbajnë proteina, të cilat kur gatuhen me drithëra dhe kinoa, përbëjnë një zëvendësues të mishit pa sodium dhe yndyrna.

Thjerrëza

Thjerrëzat janë një burim tjetër i proteinave që nuk vijnë nga mishi. Thjerrëzat kanë gjithashtu një dozë të shëndetëshme mineralesh si zink, potasium, niacin, kalcium, etj, shumë fibra dhe janë të lehta për t’u bërë pjesë e cdo diete.

Kivi

Si shumë fruta, kivi përmban nivel të lartë të vitaminës C, i cili është shumë i mirë për systemin imunitar. Ndryshe nga frutat e tjera, kivi e ndalon trupin nga depozitimi i yndyrnave. Është shumë e thjeshtë të konsumosh kivi dhe të humbasësh peshë, dhe po ashtu është shumë i mirë për diabetikët. Gjithashtu, përbërja e tij më fibra ndihmon tretjen dhe natyra e tij alkaline e ndihmon trupin ne balancën e tij acide/alkaline të përmirësojë shëndetin e lëkurës, rritjen e energjisë dhe rregullimin e gjumit.

Avokado

Avokadot janë të mbushura me vlera ushqyese. Proteinat dhe yndyrnat janë shumë të larta tek avokadot. Për shkak të tyre, avokadot mund të jenë suplemente në rastet e mungesës së mishit, fakt që I bën të pranishme në dietat e vegjetarianëve. Avocadot kanë prezencë të potasiumit dhe njëkohësisht Vitaminat B, K, E, C.

www.mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here