Dy gazetarë marrin Çmimin Nobel për Paqen 2021

(AP Photo/Mikhail Metzel and Aaron Favila, File)

Sot për median e lirë dhe të pavarur është një fitore e artë. Në krye të gazetave ruse “Novaya Gazeta” dhe Filipine “Rappler” sot flitet për fitoren ndaj “luftës së tyre guximtare për lirinë e shprehjes”.

Çmimi Nobel për Paqen iu dha të premten (8 tetor) dy gazetarëve, filipines Maria Ressa dhe rusit Dmitri Muratov, për “luftën e tyre guximtare për lirinë e shprehjes” të kërcënuar nga shtypja, censura, propaganda dhe dezinformimi shkruhet në deklaratën për shtyp nga Komiteti Norvegjez i Nobelit.

Dy laureatët “janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që mbrojnë këtë ideal në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme,” tha Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit Berit Reiss-Andersen në Oslo.

Maria Ressa, 58 vjeç, bashkë-themeloi platformën dixhitale të gazetarisë investigative Rappler në vitin 2012, e cila shkëlqeu në qendër të vëmendjes mbi “fushatën e diskutueshme dhe vrasëse kundër drogës të regjimit të [Presidentit Filipine Rodrigo] Duterte”, argumentoi Komiteti Nobel. “Një botë pa fakte do të thotë një botë pa të vërtetë dhe besim,” tha Ressa në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt nga media e saj investigative Rappler shkruan AFP.

Dmitry Muratov ishte një nga bashkëthemeluesit dhe kryeredaktori i gazetës Novaya Gazeta, një nga të paktat botime të pavarura të mbetura në Rusi, ku kundërshtimi ndaj regjimit përballet me një represion të ashpër. Komiteti theksoi “korrupsioni, dhuna në polici, arrestimet e paligjshme, mashtrimet elektorale kanë paguar një çmim të lartë. Komiteti përmendi se gjashtë gazetarë të kësaj gazete humbën jetën, përfshirë Anna Politkovskaya, e vrarë gati pesëmbëdhjetë vjet më parë.

Dmitryi Muratov njoftoi se ai po ia kushtonte çmimin gazetës së tij dhe kolegëve të tij të vrarë për punën dhe hetimet e tyre, duke renditur emrat e gjashtë gazetarëve dhe kontribuesit e gazetës të vrarë.

Ky është çmimi i parë Nobel për Paqen që shpërbleu lirinë e informacionit shkruan “Le Monde”.

Burimi: AFP, Nobel Prize, Reuters, Le Monde

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here