Revista prestigjoze Harvard Business Review sjell një shkrim interesant nga Kevin Evers mbi të mirat e lulëzimit të vonë profesional dhe individual, të cilin po e sjellim të përmbledhur më poshtë.
Mozart ishte si një gjeni qiellor, por ai punoi si vdekatar tokësor gjatë adoleshencës dhe të njëzetave. Megjithëse tashmë një kompozitor pjellor, atij i duhej të punonte si organist dhe drejtues koncertesh në Salzburgun e lindjes së tij. I keqpaguar, i paplotësuar dhe i rrethuar nga koncertet e tij mesatare frustuese, ai ndjeu një dëshirë të ndezur për t’i kushtuar më shumë kohë dhe energji artit të tij. Pas një periudhe dyshimi dhe clirimi, ai e la punën, hapi një dyqan në Vienë dhe nisi atë që rezultoi të ishte periudha më produktive dhe krijuese e jetës së tij.
Edhe nëse nuk shpresoni të arrini nivelin mjeshtëror të Mozartit, ju mund të keni të njëjtën nevojë per t’u çliruar nga zakonshmëria. Ndoshta në punë po ndiheni sikur do pikturoni me numra. Ndoshta deri tani keni bërë gjithçka siç duhet – keni shkëlqyer në shkollë, keni punuar shumë, keni një punë të mirë, me pagë të lartë – por jeni lodhur duke qenë si gjithë të tjerët. Ndoshta doni të arrini diçka që është pagabueshmërisht ju.
Nëse dëshironi të bëni punë që ju përmbushin personalisht, le të themi si për shembull të filloni një start up ose ta shndërroni një hobi në një karrierë të plotë, hartimi i një plani veprimi mund të jetë tmerrues.
Në veprën “Aristotel Way” (Rruga e Aristotelit), klasicisti Edith Hall përshkruan besimin e filozofit antik se të qenit i vetëdijshëm për talentet dhe aftësitë tona (dinamikën) dhe më pas përdorimi i burimeve tona për të shfrytëzuar sa më shumë prej tyre (energjinë) është themeli i të jetuarit të një jete të mirë. Nëse nuk punoni drejt arritjes së potencialit tuaj unik – siç bëri Mozart – është normale të ndjeheni të pakënaqur. Nëse ky është rasti, thotë Aristoteli, është detyra juaj të bëni gjërat siç duhet. Filozofi John Kaag, autor i ‘‘Hiking with Nitzsche’’ (Të ngjitesh me Nicen), bie dakord me këtë duke shkruar se vetja nuk rri dhe pret në mënyrë pasive për ne që ta zbulojmë atë.
Atëherë, çfarë po ju pengon juve? Rich Karlgaard, botuesi i revistës Forbes dhe autori i ‘‘Late Bloomers’’ (Lulëzuesit e vonë), argumenton se fiksimi i kulturës sonë për të patur arritje herët në jetë na largon nga ndjekja e pasioneve tona. Në vend që të kemi interesa të larmishme, të studiojmë gjerësisht dhe t’i marrim gjërat me qetësi, gjë thelbësore për vetë-zbulimin, ne bëhemi specialistë menjëherë dhe të ndjekim karriera të sigurta, të qëndrueshme dhe fitimprurëse. Si rezultat, shumica prej nesh përfundojnë duke zgjedhur shkëlqimin profesional dhe shpesh humbasim veten në rrugë e sipër.
Autori Kevin Evers rekomandon se ndërsa ecni përpara, ka disa gjëra që duhen mbajtur mend. Së pari dhe më e rëndësishmja, nuk është kurrë vonë për tu “bërë” vetja. Për shembull, Aristoteli nuk iu përkushtua plotësisht shkrimit dhe filozofisë deri sa shkoi afër të 50-ave. Ka edhe përfitime për të marrë një rrugë të gjatë dhe dredha-dredha për vetë-përmbushjen. Mbani mend se mosha tipikisht sjell mençuri, elasticitet, përulje, vetë-njohuri dhe kreativitet. Kjo është arsye pse mosha mesatare e themeluesve start up-eve me rritje të lartë është 45 vjec. Duke përmendur punën e psikologut zhvillimor Erik Erikson, shkruan Karlgaard, “moshat 40 deri në 64 vjeç përbëjnë një periudhë unike ku krijimtaria dhe përvoja e dikujt janë të mjaftueshme për të arritur një ndryshim drastik në jetë.”
Thënë kjo, pasi të keni vendosur të filloni udhëtimin, mund të duhen vite, nëse jo më gjatë, për të arritur në destinacionin tuaj. Por siç kanë treguar studimet, ndryshimet e vogla të përditshme mund të kenë një efekt të ndërlikuar dhe të ngadaltë por me siguri ju çojnë më pranë personit që mendoni se duhet të jeni.
Nëse ndonjëherë bllokoheni, mendoni për Joanne, një grua e talentuar dhe krijuese që kërceu nga puna në punë gjatë të njëzetave të saj, duke punuar si studiuese, sekretare dhe mësuese e gjuhës angleze . Pa alternativa dhe klinikisht e depresuar, ajo u ndjeu si e dështuar plotësisht. Por ajo e mori ndjenjën e dëshpërimit dhe e përdori në avantazhin e saj. Meqenëse ajo nuk kishte arritur të ndiqte një rrugë standarde, ajo u ndje e çliruar të bënte atë që gjithmonë dëshironte të bënte: të shkruante novela me fantazi për fëmijë. Sic ajo do të rrëfente më vonë, “Unë ndalova të pretendoja me veten time se isha ndonjë gjë tjetër përveç asaj që isha.”
Ju ndoshta keni dëgjuar për të. Emri i saj i artit është J.K. Rowling./mendimi.al
Burimi: www.hbr.org