Elmaz Sherifi: “Piramida e Hans Kelzen e Abraham Maslow dhe shqiptaret” !

(Nje shpjegim i qarte me nje qasje kritike mbi realitetin absurd te shtetit shqiptar)

Studenteve ne jurisprudence u shpjegohet Teoria e Drejtesise se Kulluar dhe hierarkia ligjore, nepermjet Piramides se Hans Kelzen. Thelbi i saj eshte se sistemi politik siguron drejtesine si paanshmeri, kur pushtetet e shtetit, parlamenti, pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqesor veprojne te pavarur dhe te balancuar, sipas normave kushtetuese. Kushtetutshmerine e tyre e percaktojne normat kushtetutese dhe interpretimin e veprimtarise kushtetutese e ben vetem Gjykata Kushtetutese. Shqiptaret as duan t’ia dine sa kushtetutese eshte veprimtaria e institucioneve. Ata besojne te drejtesia e partise te cilen e identifikojne me kryetarin, te cilin e adhurojne e flijohen para karizmes se tij. Politikanet medioker as kuptojne se cfare trajtoj..! Piramida e Maslout shpjegohet te studentet e psikologjise. Abraham Maslow krijoi Teorine e Nevojave. Nese Kelzen ne maje te piramides vendosi normen baze Kushtetuten, Maslow vendosi Nevojen e veteaktualizimit, te vetevleresimit. Ne Shqiperi te gjithe politikanet edhe pse jane pa kulture politike e juridike, i keni pare e degjuar sa komike jane I? Jane te vetembivleresuar, megjithese pa kulture, por shume te perdorur nga politika kriminale dhe te pasuruar. Hans Kelzen pas Kushtetutes vendosi Kodet, Kodin Penal, Kodi Zgjedhor, Kodi i Punes etj, qe as i vlereson njeri ne Shqiperi, para urdherave te kryetarit te partise. Maslow vendosi nevojat per vetevleresim. Sa te vetevleresuar jane shqiptaret. Si per ironi, e gjithe bota duhet te marre pervojen shqiptare, sidomos per standardet e lirive politike dhe te drejtave sociale. Politikanet aq per zemer i kane zgjedhesit e tyre, sa qe i ftojne te votojne per PS dhe behen deputete nga lista e PD ?! Nese do vazhdonim me Piramidat, do kuptonim se Kelzen u jep rendesi ligjeve, ndersa Maslow sigurise se jetes. Asnje nuk pyet per ligje. Keni pare po vriten e vetevriten dhe askush nuk shqetesohet ne Shqiperi, perveç shendetit te kryetarit te partise…?! Ne fund te piramides Kelzen vendosi urdherat e udhezimet, ndersa Maslow vendos nevojat psikologjike, nevojen per buke, uje, shtepi .. Shqiptaret as duan t’ia dine per urdherat e udhezimet me karakter administrativ. Ata zbatojne urdherat e udhezimet e partise…por deri kur ? Deri sa te shfaqet Piramida e Dudes ! Akoma uria nuk ka marre permasat qe te mos pyesin me per partine e kryetarin dhe te kerkojne shtetin e institucioneve, shtetin e se drejtes !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here