Nga Ardit Gjinali: “Koha për të fituar betejën me Korrupsionin Politik”

Nga Ardit Gjinali

Korrupsioni është një dukuri komplekse, njëjtë shumë-dimensionale dhe e pranishme
në realitete të ndryshme politike dhe shoqërore, pavarësisht nivelit të zhvillimit
ekonomik, politik, shtetëror, të secilit sistem politik apo shoqëri, e fundit në varësi të
shkallës së reagimit dhe pranimit të së njëjtës ndaj dukurisë së Korrupsionit.
Korrupsioni është pjesë e rrugëtimit të një shoqërie, i njëjti rrugëton bashkë me
zhvillimin e tyre pavarësisht që i tilli frenon, pengon dhe është një premisë e rrezikshme
mbi dështimin e funksionalitetit të shtetshmërisë dhe inkurajues i së zhdrejtës në
kontektin e balancave të hallkave të pushtetit, rrjedhimisht inkurajues i rendit të së
zhdrejtës në balancën e një shoqërie në tërësi përtej konceptit të shtetshmërisë.
Korrupsioni është çështje etike, morale, shtetërore dhe ligjore, komponentët e shprehur më lartë janë të ndryshëm, por funksionimi i një shoqërie në vetvete inkurajon
pikëtakimet mes katër komponentëve të shprehur më lartë. Dilemat dhe më shumë se
të tillat mund të ngrenë pyetjet e vazhdueshme mbi etikën si nocion social-
konstruktivist, moralen si nocion individual i subjektit të korrupsionit, shtetëroren si një
nocion mbi korrupsionin në sistem përtej individit dhe e ligjshmja si një nocion
nënkuptues reagues ndaj fenomenit në tërësi, posaçërisht ndaj individëve me funksion
hierarkik si subjekte të të tillit. Padyshim, efektiviteti i ushtrimit të së ligjshmes mbetet
kundërtrupi mbi luftimin dhe kufizimin e përhapjes së fenomenit së korrupsionit, por
etikja dhe moralja mbeten premisat kryesore të një standarti shoqërues për secilin
subjekt që mbetet i ekspozuar nga korrupsioni.
Subjektet e ekspozuar nga korrupsioni mund të jenë njëjtë të zgjedhur nga vota direkte
e qytetarit, të emëruar politikë si dëshmi e besimit politik nga partia politike përkatëse
apo dhe përfaqësues të aparatit burokratik shtetëror , gjithashtu.
Korrupsioni është një enumeracion konceptesh që përfshin akt, dukuri, fenomen, por
në të njëjtën kohë mbetet dhe një perceptim , perceptim i qytetarëve të shoqërive të
ndryshme.
Perceptimi ndaj korrupsionit nuk është thjeshtë subjektiv, i njëjti buron jo
vetëm nga faktet e servirura publikisht, por gjithashtu dhe nga shumëçka e hasur në të
përditshmen e marrëdhënies qytetar- përfaqësues i administratës shtetërore.
Përtej secilës politikë të ekzekutuar, angazhimi publik politik qeverisës, apo dhe
nismave ligjore ndëshkuese apo kufizuese, Integriteti moral individual është thelbi i
sjelljes së secilit të zgjedhur apo pushtet-ushtrues, nga ana tjetër Integriteti politik i
secilës organizatë, kriteret e forta mbi përzgjedhjen e kandidatëve të tillët më vonë të zgjedhur nga secila organizatë, lëvizje apo parti përbën një element vlerësues të shtuar
që do të kufizonte secilën shfaqje të Korrupsionit gjatë ushtrimit të detyrës
institucionale.
Korrupsioni nuk është një fenomen i rrezikshëm teorikisht, por thelbësisht është shndërruar në një problem përtej një harte politike territoriale të një shteti të caktuar. Thelbi i inkurajimit të zhvillimit të Korrupsionit buron nga mungesa e legjitimitetit politik të votës, përkatësisht zgjedhjet politike të deformuara përmes instrumentave jashtë-politike si blerja e votës apo përfshirja e segmenteve jo-politikë që rreken të trondisin dhe të ndryshojnë fatin politik të një
vendi.
Përtej zgjedhjeve të deformuara politike, mungesa e qarkullimit të elitave politike për shkak të mandateve jo të kufizuara apo të quajturat lista të mbyllura zgjedhore ku pjesëtarët e Parlamentit përcaktohen përmes një drejtimi vertikal politik, larg votimit të drejtpërdrejtë qytetar për secilin
emër përkatës të Kandidatit.
Proçeset si Dekriminalizimi, i njëjti që nënkupton përkatësisht largimin e secilit përfaqësues shtetëror i përfshirë drejtpërdrejtë në vepra penale; -proçeset si Vetingu Politik, i njëjti që nënkupton verifikimin e lidhjeve të papërshtatshme të secilit zyrtar shtetëror; – Vetingu dhe Reforma në Drejtësi që përkatësisht nënkupton inkurajimin e pavarësisë së sistemit dhe veprimit
pro-aktiv larg ndikimit politik. Secili prej elementëve të përmendur më lartë përbëjnë
instrumenta inkurajuese në thellimin e luftës së korrupsionit.
Korrupsioni është një problem më shumë se kombëtar dhe dëshmia më e qartë e këtij fakti
mbetet nisma globale e luftës kundër korrupsionit e deklaruar nga Presidenti i SHBA, Joe BIDEN dhe Transparency International. Në periudhën prej vitit 2017, raportet dëshmojnë një tendencë të vendit për një renditje në vendnumëro , me përparim të munguar në secilin prej treguesve përmbajtësorë të raporteve , përkatësisht “Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh”.
Raporti i vitit 2023, Transparency International, “Shqipëria renditet në vendin e 101 nga 183 shtete që vlerësohen në Raportin e “Transparency International”, duke përparuar vetëm me 1 pikë, me 36 nga 35 pikë vitin e kaluar. Për Këshilltaren Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore të “Transparency International”, Lidija Prokic, ky është një ndryshim i vogël që nuk
konsiderohet përparim”.
Përtej deklaratës dhe citimeve të përmendura më lartë, mbetet të theksohet që shqetësimi mbi fenomenin e përhapjes së Korrupsionit në Shqipëri është konsideruar një shqetësim dhe pengesë për të ardhmen politike Euro-Atlantike dhe për zhvillimin ekonomik, gjithashtu.
Ambasadorja e SHBA, KIM do të theksonte në editorialin e saj “ Është me rëndësi që të
rigjallërojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit. Korrupsioni iu vjedh
qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën. Ai than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve.“
Në të njëjtën kohë, Ambasadorja shpreh vullnetin politik të SHBA dhe thërret në apel përpjekjen e vërtetë të secilit institucion dhe aktor vendim-marrës për të intensifikuar përpjekjet në një sfidë të përbashkët.
Ambasadorja vijon “ Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare,
kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.
I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-
korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit, që populli Shqiptar mund të mbështetet tek institucionet shqiptare për të dhënë drejtësi, dhe që cilido ka një mundësi të drejtë dhe të barabartë për sukses në Shqipëri.”
Integriteti i figurës së të zgjedhurit, listat e hapura, mandatet e kufizuara të qëndrimit në zyrë, verifikimi i figurës përmes kritereve të ligjit të dekriminalizimit dhe vetingut politik përbejnë instrumentat që parathonë një nivel të kufizuar të Korrupsionit; – elementët e përmendur më lartë nuk përbëjnë zgjidhjen përfundimtare të problemit, por janë kriteret që përcaktojnë shkallën e Integritetit të të zgjedhurit, i njëjti që mund të jetë subjekt i akteve të korrupsionit.
Ndëshkueshmëria dhe një drejtësi larg ndikimit të politikës mbetet zgjidhja afatgjatë që shkurajon tendencën për korrupsion përmes akteve që kanë dëshmuar pavarësi institucionale dhe mos pranim të ndërhyrjes politike për të diktuar vendime të drejtësisë.
Partia Demokratike është dhe do të mbetet inkurajuese pozitive e secilit veprim të drejtësisë permes standartit të njehsuar ndaj secilit subjekt korrupsioni pavarësisht përkatësisë politike, një shërbim politik dhe shoqëror, një domosdoshmëri inkurajuese dhe një dëshmi e një qasjeje të pakompromis, objektive dhe të qartë në kuadër të jetësimit të një ndryshimi të vërtetë, ndryshim që mund dhe duhet të paraprihet nga Partia Demokratike, e njëjta si udhëheqëse e një koalicioni vlerash ku ndryshimet Kushtetuese, një sistem i ri Zgjedhor, vetingu politik, një President i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, kufizimi i mandateve politike dhe Kushtetuese, një hartë e re Territoriale përbëjnë themelet e një Republike ndryshe.
Beteja me secilën formë të Korrupsionit është e vështirë, me të njëjtin politik mbetet më e ashpra në vetvete për shkak të secilit dimension në të cilat shpërfaqet i tilli…..përkatësisht të Kultit të Individit, kompromisit gjithëfarësh për Pushtet, anësisë së dëmshme në standarte…..Korrupsion politik është origjina e secilës formë Korrupsioni.
Koha për të fituar betejën me Korrupsionin politik është tani dhe një Republikë ndryshe ku Shteti është më i rëndësishëm se Pushteti është thelbi dhe themeli i shëndetshëm, është udha për një “Ndryshim të pandryshuar në ecejaket që rreket të imponojë paudhësia politike”.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here