A jeni narcizist? 20 tiparet e sjelljes narciziste.

Çfarë është një narcizist?

Termi ‘narcizist’ rrjedh nga historia e Narcizit, e një greku të lashtë, i cili u fiksua me imazhin e tij. Ai e konsideronte veten si krijesën më të bukur e më perfekte që kishte jetuar ndonjëherë. Manuali Statistikor dhe Diagnostik i Çrregullimeve Mendore e përshkruan narcizismin si çrregullim të personalitetit të identifikuar nga tipare individuale.

Eshtë e drejtë të themi se shumica e njerëzve tregojnë disa shenja të narcizismit. Nuk do të ishim njerëzor nëse nuk do të ishte kështu. Sidoqoftë, një narcizisit i vërtetë ka më shumë se sa këto tipare dhe shpesh i çon ato në ekstrem.

Si bëhet njeriu narcizist?

Nuk ka një përgjigje përfundimtare për këtë. Disa psikologë mendojnë se është kombinim i temperamentit genetik dhe i mënyrës së rritjes. Një fëmijë i lindur me tendenca narciziste i cili është trajtuar sikur të jetë qendra e universit, që i është dhënë gjithçka dhe është vlerësuar deri në qiell nga prindërit e tij, ka gjasa që të rritet plotësisht si narcizist. Një fëmijë tjetër, i lindur me të njëjtën tendencë narciziste, por i rritur mes të afërmve dhe prindërve me pritshmëri realiste dhe qasje të shëndetshme në zhvillimin e vetëvlerësimit të fëmijës ka më pak gjasa që të bëhet një narcizist.

Nga ana tjetër, psikologë të tjerë dhe psikoanalistë mendojnë se mungesa e dashurisë prindërore dhe vëmendjes, shkakton që disa fëmijë të kompensojnë këtë mungesë duke e zmadhuar veten përpara moshatarëve dhe shokëve.

Tipare karakteriale të një narcizisti.

1. Janë të fiksuar pas pamjes së tyre të jashtme.

2. Ata mendojnë se kanë të drejtë më shumë se sa që janë gabim.

3. Kanë të drejtë të vonohen.

4. Ata bëjnë më shumë selfie se çdo lloj tjetër fotoje.

5. Ata mendojnë se meritojnë gjithmonë trajtim special.

6. Vlerësimi në media sociale është prioritet i lartë për ta.

7. Janë shumë konkurues.

8. Nuk marrin kritika. Përgjigja automatike është mbrojtja.

9. Përveç rasteve kur njerëzit flasin për ta, gjithçka tjetër që thonë të tjerët është e mërzitshme për ta.

10. Ata dhurojnë për kauza të mëdha…dhe pastaj ia tregojnë të gjithëve se sa bujarë janë.

11. Rregullat nuk janë për ta.

12. Të tjerët i nervozojnë.

13. Ata i ndërpresin të tjerët sepse çfarë kanë të tjerët për të thënë është më e rëndësishme.

14. Ata janë të kujdesshëm për njërëzit të cilët i kanë takuar për herë të parë në mënyrë që të sigurohen se mund ti përdorin ata për ndonjë gjë.

15. Ata nuk kanë miq të vërtetë, të ngushtë.

16. Ata besojnë se bota ua ka borxh jetën.

17. Empatia dhe dhembshuria janë thjesht fjalë, narcizisti nuk i përjeton ato si ndjenja.

18. Ata kanë nevojë që të ndjehen të adhuruar aq sa kanë nevojë për oksigjenin që thithin.

19. Ata janë xhelozë për suksesin e të tjerëve, për popullaritetin dhe për çfarë të tjerët posedojnë.

20. Ata vazhdimisht fantazojnë rreth të ardhmes së tyre të lavdishme.

Ju nuk jeni një narcizist, nëse:

Ju me raste ndjeni pendesë, faj ose turp.

Ju kujdeseni se si ndjehen të tjerët.

Ju kuptoni se si ndjehet dikush tjetër.

Ju mund të dëgjoni dhe të veproni në kritikën konstruktive.

Ju mund të vendosni kufinj të shëndetshëm.

Ju keni marrëdhënie stabël dhe të dashura.

Ju nuk mërziteni nëse ju shohin me pizhama.

Mendoj se partneri im është narcizist.

Tashmë është e zakonshme që njerëzit ta njohin një partner apo prind narcizist. Megjithatë, është shumë e përhapur që narcizistët ta gjejnë veten të divorcuar ose në kosh të plehrave. Po njësoj, fëmijët e narcizistëve e gjejnë veten duke u larguar nga prindi në mënyrë që të jenë larg një marrëdhënie dëmtuese dhe të fitojnë vetëbesimin.

Një gjë që duhet ta dini është se kur një narcizist tregon karakteristikat e tij më të shëmtuara, ata zakonisht po fshehin anën e tyre të brendshme të butë. Narcizismi i jashtëm është një koracë mbrojtëse. Fatkeqësisht, koraca bëhet personalitet dominant. Nëse ajo mund të largohet lehtësisht, ka hapësira dhe shpresë për përmirësim.

Narcizistët janë ekspertë për manipulim emocional dhe do ti përdorin të gjitha këto mjete si armatim për ti mbatur partnerët apo fëmijët të lidhur pas vetes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here