Ka mjaftuar postimi në Facebook i gazetares Matilda Tërpollari kundër dhënies së ҫmimit të transparencës për Bashkinë e Tiranës, për të bërë të plasë një sherr mes saj dhe ish-kolegut Gerti Shella, i cili ishte në aktivitet duke dorëzuar ҫmimin tek Erion Veliaj. Debati ka degraduar dhe Shella i ka kujtuar Tërpollarit se është një humbëse spektakolare ne zgjedhjet për LIBRA duke marrë si përgjigje “Më mirë një humbëse si puna ime se sa një lëpirës pushteti dhe frikacak si puna jote.”