Fjala në parlament. Lulzim Basha nis me këmbë të mbarë. I qartë dhe strategjik.

Në fjalën e tij të parë në parlament e cila ka zgjatur rreth 40 minuta, Lulzim Basha ka qenë sot i qartë dhe strategjik në linjën me të cilën do ta udhëheqë Partinë Demokratike në vijim.

Në fjalën e tij ai i ka kujtuar kryeministrit Rama premtimet e pambajtura në 4 vitet e kaluara, manipulimin e zgjedhjeve të 25 qershorit, kapjen nga krimi i organizuar, dëshirën në rritje të shqiptarëve për të emigruar, drogën, shkeljen e marrëveshjes së 18 Majit, etj. Në lidhje me programin Rama 2, Basha e ka cilësuar fletushkë që nuk përmban asgjë dhe nuk ia vlen të flitet mbi asgjë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here