Në këto ditë vape ekstreme, stacionet e autobuzëve në Tiranë janë pajisur me ventilatorë freskues. Kryetari e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka njoftuar instalimin e tyre duke lënë të kuptohet se kjo është një punë ë bërë nga ekipi i bashkisë. Mbrëmjen e shkuar, në faqen në Facebook, marka Sprite e pijeve freskuese ka treguar idenë e freskoreve ventiluese si pjesë e një fushate të saj. Stacionet e autobuzëve kanë gjithashtu posterat e gjelbër të Sprite dhe njëkohësisht ventilatorët freskues janë të gjelbër. /mendimi.al