Vetting-u nuk po mundet ta prishë status-quo-n e drejtësisë së korruptuar…

Megjithëse procesi i vetting-ut ka filluar dhe ka deri tani ka nxjerrë nga sistemi 50% të gjyqatrëve dhe prokurorëve që ka hetuar, duket se vetë vettingu nuk po shërbyen si këmbanë “zgjimi” për sistemin aktual. Vec dosjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, asnjë peshk i madh nuk duket të jetë kapur nga rrjeta e drejtësisë. Me sa duket, të frikësuar nga vetting-u, gjyqtarët dhe prokurorët të cilët nuk kanë kaluar ende testin, qëndrojnë “të ngrirë” për të mos i hapur vetes telashe me politikën. Pa përgjigje ka mbetur sasia 630 kg e kokainës së kapur në Portin e Durrësit para disa muajsh. Duket se vetting-u nuk po mundet ta prishë status-quo-n e drejtësisë së korruptuar. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here