Gazetarja Liperi “nxjerr nga shinat” bashkiakun Veliaj.

Gjatë debatit në emisionin “Opinion”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,  ka dalë nga shinat e emocioneve dhe  logjikës përballë gazetares Ornela Liperi. Veliaj i kujtoi Liperit pronarët ndërtues kur ajo e pyeti me këmbëngulje “A ka treg për 17 kulla në Tiranë?” dhe në mënyrë të përsëritur i tregoi se Veliaj po gënjente sy për sy duke thënë se ajo e ka zyrën në një kullë.

Ornela Liperi është e njohur si drejtuese e Revistës “Monitor”, e cila publikon analiza mbi tregjet dhe ekonominë, të bazuara në shifra dhe fakte. Qetësia e Liperit ka qenë në kontrast të plotë me nervozizmin e Veliaj.

Erion Veliaj premtoi në fushatën e tij elektorale se nuk do të kishte ndërtime në Tiranë pa u shitur 8.000 apartamentet e mbetura pa shitur. Në kundërshtim të plotë me premtimin, ai u bë gjatë mandatit të tij avokati mbrojtës i ndërtimit të kullave me shumë kate. /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here