Gjermania pezullon miratimin e gazsjellësit rus

Në një publikim të BBC thuhet se rregullatori i energjisë gjermane ka pezulluar procesin e miratimit për tubacionin e diskutueshëm të gazit natyror Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani. Ata thanë se kompania operuese e tubacionit duhej të ishte në përputhje me ligjin gjerman përpara se të çertifikonte projektin prej 10 miliardë eurosh.

Gazprom në pronësi të Rusisë tha se tubacioni ishte gati në shtator, por ai ishte përfshirë nga vonesat. Kritikët kanë frikë se tubacioni do të rrisë varësinë energjetike të Evropës nga Rusia. Megjithatë, çmimet e gazit në të gjithë Evropën janë rritur në muajt e fundit. Duke kaluar nën Detin Baltik, Nord Stream 2 do të dyfishojë eksportet e gazit të Moskës në Gjermani, por do të anashkalojë gjithashtu Ukrainën, e cila mbështetet në tubacionet ekzistuese për të ardhura dhe do të goditet rëndë nga humbja e tarifave të tranzitit.

Vizita e fundit e Merkelit në Gjermani, pikërisht tentoi të fuqizonte marrëdhëniet e BE-së dhe Rusisë, ndërkohë që pritej për çertifikimin e tubacionit të ri, duke i bërë të ditur Rusisë që të ruante marrëveshjet politike për stabilizimin në rajon.

Nord Stream 2 duke anashkaluar Ukrainën, mund të jetë një levë mekanizëm e Rusisë për të ushtruar presione të mëtejshme mbi Ukrainën. Ukraina ka kundërshtuar Nord Stream 2, të përshkruar nga Presidenti Volodymyr Zelensky si një “armë e rrezikshme gjeopolitike”.

Presidenti Putin e ka kundërshtuar një mendim të tillë.

Burimi: BBC

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here