Gjinekologu shpik “prezervativin unisex” të parë në botë

Një gjinekolog malajzian ka krijuar atë që ai thotë se është prezervativi i parë unisex në botë. Ai sugjeron se mund të vendoset nga femra ose meshkuj dhe është bërë nga një material që përdoret ne mjekësi si një veshje mbulesë për plagët.

Shpikësi i tij shpreson se “Perzervativi Unisex Wondaleaf” do t’i fuqizojë njerëzit të marrin kontrollin më të mirë të shëndetit të tyre seksual, pavarësisht nga seksi apo orientimi i tyre seksual.

“Është një prezervativ me një mbulesë ngjitëse që ngjitet në vaginë ose penis, si dhe që mbulon zonën anash për mbrojtje shtesë”, tha John Tang Ing Chinh, një gjinekolog në firmën e furnizimeve mjekësore Twin Catalyst.

“Sapo e vesh, shpesh nuk e kupton se është aty”, tha ai, duke iu referuar materialit. Tang tha se Wondaleaf kishte kaluar nëpër disa raunde të kërkimit dhe testimit klinik dhe do të ishte në dispozicion komercialisht përmes faqes së internetit të firmës këtë dhjetor.

Burimi: Metro UK

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here