Studentët protestues kanë përmbledhur në një himn protestën dhe qëndrimet e tyre.
Ky është teksti i tyre.
#HYMNI_I_STUDENTËVE
– Pushtetarë dhe burokratë,
Arrogantë dhe injorantë!
Ju na prishët ëndrrat tona,
Me tarifa dhe kartona!
Ne ju prishim gjumin tuaj,
Ju për ne jeni të huaj!
Dhunë kredie për kredite
Dhunë reforme, gjendje krize!
Jam student, jemi studentë,
Nuk kam çmim, s’jemi klientë!
Mjaft i zhvatët xhepat tanë,
Ne nuk jemi bankomatë!
Për reforma dhe tregtarë,
Që gjithçka na e kanë marrë!
Që na lënë në varfëri,
Pa punë, pa dije, pa rini!
Jo kredi për kredite,
Po zerim të çdo tarife!
S’duam zhvatje, s’duam borxhe,
As pazare për bixhoze!
Për bixhoze burokratësh,
Pushtetarësh dhe privatësh!
Jo mo jo, më nuk durohet,
Në mjerim më nuk jetohet!
Po do ngrihem do bashkohem,
Jam rini që revoltohem!
***
– Nuk paguaj, nuk paguaj,
Asnjë lek për krizën tuaj!
Nuk paguaj vërtetime,
As tarifa, as kredite!
Nuk paguaj për dekanin,
S’jam haraç për rektoratin!
Nuk paguaj korruptimin,
Kompromisin dhe mashtrimin!