Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënon rritje dhe për muajin Shtator. Ja cilat janë kategoritë në rritje

Sipas INSTAT në publikimin e radhës, Çmimet e Konsumit për një pjesë të mirë të mallrave shënojnë rritje të vazhdueshme për tre muaj radhazi.

IÇK për muajin Shtator është 102.5, ose 2.5% më shumë se një vit më parë. Në muajin Qershor kemi parë një ulje të cmimeve të konsumit, si rrjedhojë e lëvizjes së mallrave nga hapja pas sezonit të pandemisë dhe fillimit të prodhimit global, sidomos për ushqimoret. Ndërkohë çmimet e ushqimeve për atë periudhë të vitit ranë, dhe më pas shënuan rritje sërish. Si rrjedhojë, kjo luhatje e tregut global ushqimor u ndje dhe në Shqipëri. Rritja e çmimeve të ushqimeve ka vite që po pëson rritje, por duke pare dhe krizën pandemike, rritje të tilla janë shumë sensitive për konsumatorin vendas.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,60 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,21 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me -0,01 pikë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit CPI në Bashkimin Evropian ishte mesatarisht 92.19 pikë nga 1999 deri në 2021, duke arritur një nivel të lartë të të gjitha kohërave prej 108.68 pikë në korrik të vitit 2021, sipas një raporti nga Trading Economics.

Shpenzimet e konsumit në Bashkimin Evropian u rritën në 1691.87 miliardë euro në tremujorin e dytë të 2021 nga 1633.39 miliardë euro në tremujorin e parë të 2021.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here