Pas shumë lojrash ping-pongu mes dy shteteve për fajësimet e krizave globale, kërcënimeve për ngurtësimet e tregjeve, sigurimi kinerbetik, dhe përgatitjet për fuqizimet bërthamore, Kina është e gatshme të punojë me SHBA-në me kusht “respektin reciprok”.
Përpara një takimi virtual të pritur me presidentin e SHBA-së Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping tha se vendi është i gatshëm të punojë me SHBA-në – me kusht respektin reciprok. Pekini zakonisht përdor termin “respekt reciprok” në thirrjen për komunikim më të favorshëm me SHBA shkruan media amerikane CNBC.
“Të dy vendet do të përfitojnë nga bashkëpunimi dhe do të humbasin nga konfrontimi”, tha Xi Jinping në një letër. “Bashkëpunimi është zgjedhja e vetme e duhur”.
Letra vjen pasi Xi pritet të konsolidojë më tej pushtetin e tij në një takim politik të nivelit të lartë në Pekin këtë javë. Udhëheqësi kinez ka hequr kufizimet e mandatit presidencial, duke e lejuar veten kështu të qëndrojë për më shumë se dy mandate.
Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës janë përshkallëzuar vitet e fundit. Ish-presidenti Donald Trump, mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, duke filluar me tregtinë. Trumpi vendosi tarifa mbi importet nga Kina me vlerë miliarda dollarë dhe vendosi disa kompani kineze të teknologjisë në një listë të zezë që në mënyrë efektive i pengon ata të blejnë furnizime kritike nga bizneset amerikane. Kjo situatë e nxehu më tej tensionin midis vendeve perëndimore dhe Kinës, duke e bërë këtë të fundit të thyejë të gjitha sanksionet që iu vunë nga traktatet e fundit. Ndërkohë, administrata Biden ka mbajtur pozicionin e ashpër të Trump dhe ka punuar më shumë me aleatët tradicionalë të SHBA-së për të ushtruar presion kolektiv mbi Pekinin.
Biden dhe Xi kanë vendosur të mbajnë një takim virtual javën e ardhshme, raportoi Reuters.
Burimi: CNBC, Reuters