Rezar Xhaxhiu i dedikon poezi ndarjes së papritur nga jeta të Dritan Mezinit

KJO IKJA JOTE E PABESË

Si ike kështu pa thënë një fjalë
Pa thënë po iki, por do të vi,
Për ku nxitoje mik i mirë
Dhe cili qiell të priste ty?

Kjo ikja jote gjithë nxitim
Drejt një parajse plot me dritë
Atje ku ëngjëjt do të kenë
Një fat të madh, tashmë çdo ditë

Çfarë bën me ta, si i drejton?
Në ç’grupe i ke futur vallë
A janë dhe ëngjëjt si ne këtu poshtë
Kur ty të thërrisnim, hej bro, hej djalë

Si ike kështu, si me shaka
Dhe le pas një grumbull malli
Kush do na mbledhë tani e tutje
Në ecjet tona a në ngjitje drejt një mali

Ku je tani, bosh është retreat-i
Një master – klas si vdekja hesht
Nuk ka tani tek kafja e Ninit
Një zë kumbues, një shpirt që qesh

Hey Tan, zili i kam ëngjëjt e tu
Se kanë atë që skemi ne
Një komandant, një lider a bro
Që befas na la e shkoi mbi re

Si ike kështu?
Pa thënë një fjalë
Selfin e fundit lënë në mes
Nëse je mirë qëndro atje
Nëse ke mall eja mes nesh

Ne këtu do jemi dhe do të presim
Në çdo garë, vrap a not në det
Duke parë qiejt e duke u lutur
Që ti të vish në gjashtë e tridhjetë.

21 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Poezisë. Poezia “Kjo ikja jote e pabesë” është shkruar nga Rezar Xhaxhiu, dedikuar sipërmarrësit dhe mentorit të fushës së teknologjisë, Dritan Mezini. 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here