Konflikti Erion Veliaj – Ramiz Kelmendi për investimin në Tiranë. Oda e Afarizmit të Kosovës ka 4 pyetje për kryebashkiakun.

Oda e Afarizmit të Kosovës i ka dërguar një kërkesë për sqarim kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me skandalin e lejes së ndërtimit të investitorit kosovar Ramiz Kelmendi e cila nuk po lejohet të zbatohet nga bashkia edhe pse investitorit i janë marrë pagesat e taksave përkatëse dhe i është miratuar leje.

Në këtë Kërkesë për sqarim, Oda e Afarizmit të Kosovës i ka parashtruar 4 pyetje thelbësore Z. Veliaj.

01/03/2019
Prishtinë

Përshëndetje i nderuari z. Veliaj
Ju falenderojmë përgjigjen e dërguar në Odën e Afarizmit të Kosovës me rastin e kërkesës sonë dërguar tek Ju në lidhje me shqetesimin e shprehuar nga ne në lidhje me ankesën publike të berë nga z. Ramiz Kelmendi, pronar i Kompanisë ELKOS GROUP në lidhje me moslejimin e ndërtimit të objektit në Tiranë.
Oda e Afarizmit të Kosovës e lexoi me vëmendje përgjigjen e dërguar nga Ju dhe ka nevojë për disa sqarime shtesë :
I nderuari z. Veliaj
Ju keni deklaruar në përgjigjen tuaj se: Me anë të vendimit nr. 445, datë 22.05.2013, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar Bashkinë Tiranë, si autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion vendor të projektimit të ndërtimit, financimit, operimit dhe transferimit të terminalit të transportit publik në qytetin e Tiranës.

Pyetja është :

1. Përse nuk e keni njoftuar investitorin në fjalë për planet e juaja që I keni që nga viti 2011- të në lidhje me ketë hapësirë, duke marrë parasysh se para se te blehet kjo tokë nga ana e ELKOS-it, Ju jeni kontaktuar nga kompania dhe e keni përgëzuar z. Kelmendi për vendimin për hapjen e qëndres tregtare e pastaj kompania kanë filluar procedurat për blerjen e tokës.

2. Përse Ju përsonalisht keni nënshkruar lejën e ndërtimit në qërshor të vitit 2018-të edhe pse keni qenë të njoftuar për projektët e juaja të cekura në letrën e dërguar?

3. Përse lejuat që investitori ti plotësoje të gjitha dokumentët e nevojshme për leje të ndertimit dhe ta bejë pagesën e lejës së ndërtimit në vlerë prej 1.25 milion në fund të vitit të kaluar (2018-të)?

4. Duke marrë parasysh se Ju keni dhenë leje në vitin 2018-të, përse nuk po lejoni ekzekutimin e vendimit tuaj, por po pengoni me anë të inspektoreve komunalë?

Bashkangjitur po jua dërgojmë edhe vendimin për leje të ndërtimit të nënshkruar nga ana e juaj.

Duke shpresuar në një përgjige me konkrete nga ana e Juaj, ju përshendesim
Me respekt,
Skënder Krasniqi
Kryetar
Oda e Afarizmit të Kosovës

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here