Kujt i shërbyen këshilltarët mizerabël të Lulzim Bashës?

Pas ditës kur Sali Berisha tha në një intervistë për syri.net se këshilltarët elektoralë të Lulzim Bashës ishin mizerabël, u  ngrit pikëpyetja se për cilët emra bëhet fjalë. I pyetur më pas, Lulzim Basha, tentoi ta evitonte komentin mbi këtë. Vendosja e këshilltarëve mizerabël në qendër të diskutimit e shkarkonte përgjegjësinë e humbjes tek këshilltarët. Po kush qëndronte pranë Lulzim Bashës përpara dhe gjatë fushatës? Personat që qëndruan pranë janë: Neritan Sejamini, këshilltar që prej fundit të vitit 2016, pjesë e KOP të Sali Berishës në vitin 2005, së bashku me Henri Cilin dhe Lulzim Bashën, Grida Duma, sekretare e marrëdhënieve me publikun, ish zëvendës ministre në qeverinë e Sali Berishës, person i lidhur me Henri Cilin përmes Universitetit Europian të Tiranës, dhe Ervin Salianji, sekretar pranë PD, person i lidhur me Henri Cilin përmes Universitetit Europian të Tiranës. Gjatë vitit 2017, Henri Cili ka deklaruar shpesh në media se Edi Rama duhet të marrë një mandat të dytë. Grida Duma arriti të ndikonte vendimin për listën e deputetve duke u renditur e 4-ta në Tiranë e duke lënë pas Jorida Tabakun dhe Albana Vokshin, ndërsa Ervin Salianji i 2-ti në Korҫë. Ndërkohë që jashtë listës u lanë shumë të rinj të cilën iu gjendën pranë Partisë Demokratike menjëherë kur ajo doli në opozitë. Partia Demokratike doli nga zgjedhjet me rezultat mizerabël. Berisha akuzoi si fajtorë këshilltarët mizerabël. Kujt i shërbyen këshilltarët mizerabël?!/ mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here