Kur pandemitë rizgjojnë edhe insipirim edhe virtyte.

Nga Fjoralba Hysa

Duartrokitjet më kanë pëlqyer gjithmonë. E kujt nuk i pëlqejnë ato? Ende ruaj të freskët në mendje, atë duartrokitjen e mamasë në festën e abetares. Atëherë, më ishte thënë se për të marrë një të tillë, duhet të punoja fort dhe se ajo, simbolizonte një bravo të merituar. Është mirënjohje ndaj dickaje të bërë mirë. Në atë kohë, s’e dija se të duartrokiturit datonte në fakt shumë më herët, në shekullin e gjashtë BC (para lindjes së Krishtit) në Greqinë e lashtë. Që atëherë ky akt, simbolizoi unifikimin e mirënjohjes dhe falenderimit në një zë, nga populli për liderët dhe ligjbërësit.

Sonte në mbrëmje, Londra do të duartokasë prapë, në shenjë falenderimi ndaj shërbimit shëndetësor. U bënë javë radhazi që i gjithë vendi duartroket cdo të enjte, jo nga salla, podiume apo sheshe, por nga pragu i shtëpisë, nga vendi i punës, nga markata apo ku të ndodhemi, për cdo një ditë jave e orë, të kompozuar me kaq harmoni e solidaritet. Pa kamera, pa mikrofonë, pa një shfaqje të pretenduar, të zgjedhur apo të paguar. Kauza është e thjeshtë, mirënjohje për të gjithë ata, që vazhdojnë të mbajnë në lëvizje gjeneratorët më të rëndësihshëm  të një shoqërie të gjallë, në ditë zie botërore. Cdo derë e lagjes është e hapur dhe në dritë. Nata e së enjtjes merr krejt shkëlqimin e cdo mëngjesi a mesdite. Fëmijët, për të bërë vënd në duartrokitjet e të rriturve marrin tiganë e lugë. Për pak minuta, të duket festë!

Ajo që bashkë me të vegjlit e mi, përkthyem prej këtij rituali të mirë është së pari, se, shërbimi  shëndetësor meriton duartrokitje, jo vetëm në raste pandemish. Idea nisi nga Italia, më pas Spanja, por c’rëndësi ka kjo tani?  Idetë e bukura janë të mirëpritura, edhe kur importohen nuk e zbehin mesazhin. Kështu janë bindur të vegjlit, teksa ju rikujtoj se edhe kombet mësojnë nga njëri tjetri, ashtu sikurse ata prej shokëve dhe ansjelltas. Të vegjlit e mi, dhe me to kuptoj cdo moshatar të tyre në të gjithë botën, janë bindur se gjithmonë ka dicka të mirë të gjeneruar edhe në raste pandemie. Italia dhe Spanja ishin dy vendet me keq të afektuara nga cdo aspekt prej Covid-19. Në Europë, Britania e madhe, raportohet të jetë në kulmin e saj prej disa ditësh që do vazhdojnë për aq gjatë sa ende s’dihet të thuhet, as nga eskpertët.

Duke marrë shkas nga rituali i së enjtes, të vegjlit, rikujtojnë se ndryshe nga c’ndodh në përralla, vlerat lindin dhe praktikohen më parë vetëm nga njeriu. Mësuan praktikisht gjatë këtyre ditëve, se jeta ka edhe pengesa masive, ku cdo gjë ndërpritet krejt papritmas, për të ruajtur jetë. Kështu ata kuptuan më mirë  rëndësinë e pritoritetit, fjalë që më parë ndoshta u  tingëllonte  e vështirë. Tashmë duket se kanë perceptuar më qartë, se për këtë arsye, edhe shkollat mbyllen në gjysmë të vitit, por kjo padiskutim, s’do të thotë se ne nuk mund të gjejmë mënyra të tjera për tu zgjeruar në informacion. Kjo s’do të thotë, se edhe pse të mbyllur, nuk mund të ndajmë gjëra të mira, inspiruese me njëri-tjetrin, dhe kjo falë teknologjisë, që gjithashtu i është kuptuar ndryshe rëndësia. Ju rikujtoj atyre, gjithashtu se zemrat dhe mendjet njerezore nuk janë porta të hekurta si të ndërtesave apo kufijve që ndajnë shtete e kombe. Përkundrazi, ata janë fluide, të buta e të lakueshme lehtë dhe kjo e bën njeriun qënie sociale, kolektive, falenderuese dhe përulës kur duhet.

Ata mësuan se edhe duke ecur në kopshtin e shtëpisë mund të mbledhësh donacione për nevoja urgjente, ashtu sikurse bëri veterani i Luftës së Dytë Botërore nga Berdfroshire, Angli, Thomas Moore 99 vjec, para se të trokiste ditëlindja e tij 100-të. Sot, ai feston 100-vjetorin e lindjes, me plot vite jete të jetuara, me luftra të egra të kaluara dhe të fituara dhe me një qëllim të realizuar  për një  kauzë të mirë. Veterani Moore është një inspirim për të gjithë ata që ia mësuan historinë dhe dhuruan për kauzën e tij. Kapteni Moore arriti të mblidhte 30 milionë stërlina donacione për shërbimin shëndetësor në vënd. Rikujtuam, se paavrësisht moshës, e rëndësishme është dëshira për përfshirje dhe kauza, të dyja bashkë bëjnë thelbin, sjellin ndryshimin. ”Një ditë secili prej nesh mund të jetë një Thomas i dytë” më pohon im bir, në dukje i insipuar.

Në një kohë kur pjesa më e madhe e ditës më kalon me monologje të cilat dominohen nga balanca të cdo forme, mase, a subjekti, këta pak gjëra të vogla, të mira, janë ajo pjesa solide, ku si një prind i ri, mbahem fort për të gjeneruar optimizëm, të paktën në sytë e të vegjëlve, për aq kohë sa realiteti nuk mund tu fshihet, aq sa  cdo prind do të donte.

Pandemia Covid-19  ka mbyllur një botë dhe po merr shumë jetë njerëzish për fatin e keq  të të gjithëve ne. Është dicka që se shmang dot së nënvizuari edhe kur provoj fort ta shoh realitetin me gjithë pozitivitetin e mundshëm. Shresoj që kjo mbyllje, izolim, paralizim, ky homogjenitet i rutinës njerëzore, pavarësisht se kush je nga je, sa i varfer, i pasur apo i shëndteshëm je, sa optimist apo pesimist je nga natyra, të gjithë jemi në një. Jemi të vënë nën të njëjtat rregulla, për të njëjtën arsye, me të njëtën frikë pasiguri, se cfarë tjetër mund të sjellë pjesa e dytë e ditës.

Me mallin për mëngjeset e nxituara, për në shkollë, në  punë, për pregatitjet për në festa ditëlindjesh me të afërm, për një caj të ftohtë pasditeve të verës, në baret, në rrugët e vjetra me kalldrëm në zemër të qytetit, për atë zhurmën delikate të shëtitoreve, për përgatitjet për në koncerte a kinema, afër njëri-tjetrit, me njëri-tjetrin, pa menduar distancat. Me mallin për endje të lira në parkun e lagjes me rrënoja kështjelle, kështu e quajnë të vegjlit, teksa faqet pa maska të ti rrahë flladi i pasditeve, veshët cicërimat e zogjve dhe mendjen plane me ngjyra, për ditën tjetër, për muajin, stinët, vitin e ardhshëm. Me mallin për një fluturim të lirë për tek prindërit e gjyshërit, në shtetin tjetër, në tokën mëmë, shpresojmë  të kthehemi shpejt aty ku e lamë. Besim, se do të jemi prapë unikë, të ndryshëm, heterogjene dhe më të mirë, më konsiderues e tolerantë.

Për tu rikthyer përsëri tek duartrokitjet, që më risolli në mendje klasën time të parë dhe mamanë, ky ritual që besoj do të jetë ajo pjesa më me  ngjyra  e historisë që vazhdon të shkruajë  pandemia Covid-19.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here