Lulzim Basha, 6 vjet jashtë parlamentit

Gazetarja e televizionit News24 ka pyetur kryetarin e PD, Lulzim Basha, mbi kërkesën për të marrë fjalën, që ky fundit bëri sot në sallën e parlamentit. Në vijim të përgjigjes për këtë pyetje, z. Basha rikujtoi se nuk ka qenë në sallën së parlamentit për 6 vite.

Në fakt, Lulzim Basha, ka ofruar vitet e mandatit të tij si kryetar i opozitës, modelin e liderit që nuk është deputet, duke e bërë opozitën në parlament përmes grupit parlamentar në të cilin Sali Berisha ka mbajtur peshën kryesore dhe të pazëvendësuar dot nga ndonjë deputet tjetër deri më sot. Modeli Basha si lider jashtë parlamentit duket të ketë funksionuar për sa kohë grupi parlamentar është bashkuar me kërkesat popullore në disa raste si ai i ligjit të mbetjeve për të cilin në fillim opozita u shfaq e dyzuar./mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here