Macet vegane/ Studimi i ri tregon përfitimet e dietës

Macet janë vrasëse natyrale dhe për pjesën më të madhe të historisë së tyre evolucionare kanë shijuar një dietë pothuajse tërësisht të bazuar në mish. Megjithatë, studimet e reja kanë sugjeruar se një dietë vegane nuk është vetëm e sigurt për macet shtëpiake, por mund të ketë përfitime shëndetësore.

Studimi zbuloi se pronarët e maceve të ushqyera me dieta vegane raportuan më pak vizita te veterineri, më pak përdorim ilaçesh dhe thanë se veterineri i tyre do të kishte më shumë gjasa ta përshkruante macen e tyre si të shëndetshme. Gjetjet ofrojnë siguri për një numër në rritje të pronarëve që po shqyrtojnë dieta alternative për kafshët e tyre shtëpiake, thanë studiuesit.

Biologjikisht, ajo që kanë nevojë macet nuk është mishi, por një grup specifik i lëndëve ushqyese,” tha Prof. Andrew Knight, nga Universiteti i Winchester, i cili drejtoi studimin.

Prodhimi i ushqimit për kafshët shtëpiake ka një ndikim të rëndësishëm mjedisor dhe një numër në rritje i pronarëve të maceve dhe qenve janë të interesuar për dieta alternative.

Macet kanë nevojë për një dietë me proteina të lartë që përfshin disa lëndë ushqyese, si taurina, të cilat gjenden natyrshëm vetëm në mish. Sidoqoftë, këto lëndë ushqyese mund të prodhohen në mënyrë sintetike ose të merren nga bimë specifike dhe të shtohen në ushqimin vegan si suplement. Në disa raste, ushqimi me bazë mishi gjithashtu duhet të plotësohet sepse lëndët ushqyese mund të shkatërrohen gjatë përpunimit.

Studimi, i botuar në revistën Plos One, anketoi 1,369 pronarë macesh. Rreth 9% e të cilëve raportuan se e ushqenin macen e tyre me një dietë vegane. Kur u pyetën në lidhje me 22 çrregullime specifike shëndetësore, 42% e pronarëve, të cilëve ushqehen me një dietë të bazuar në mish, raportuan të paktën një çrregullim, krahasuar me 37% të pronarëve të maceve në dietat vegane. Në përgjithësi, macet vegane shënuan më mirë në të gjithë treguesit e shëndetit, megjithëse këto dallime nuk ishin statistikisht domethënëse.

Studiuesit nuk mund të përjashtonin që macet të merrnin mish përmes alternativave të tjera, por thanë se kjo nuk kishte gjasa të ndikonte në gjetjet. “Shumica e maceve në dietat vegane ishin mace shtëpie,” tha Knight.

Shoqata Britanike e Veterinarisë ka paralajmëruar më parë kundër vendosjes së kafshëve shtëpiake në dieta alternative, por tha se po rishikonte këshillat e saj.

Ka një interes në rritje midis pronarëve të kafshëve shtëpiake rreth dietave alternative për kafshët shtëpiake dhe ndërkohë që ka shumë kërkime të vazhdueshme mbi ndikimet e dietave vegane në veçanti,” tha Justine Shotton, nënkryetar i lartë i shoqatës.

Përktheu dhe përshtati: mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here