Makina me shpejtësi merr jetën e pesë njerëzve gjatë një ceremonie festive

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe më shumë se 40 janë plagosur pasi një makinë u përplas në një paradë në shtetin amerikan të Wisconsin, thotë policia.

Video e kapur nga qytetarët në rrugë tregon sesi një makinë me shpejtësi kalon në një rrugë të mbyllur nga qarkullimi, ku po mbaheshin festime dhe parade. I dyshuari dukej se ishte duke ikur nga një skenë tjetër kur u përplas me njerëzit në paradë festive në qytet – raporton media CBS.

Aksidenti ka përfshirë të rritur, këtu të moshuar dhe fëmijë, dhe janë raportur mbi 15 raste të fëmijëve që janë dërguar në spitalet e qytetit.

Akoma nuk dihen shkaqet e veprimeve të të dyshuarit.

Burimi: CBS News

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here