Aksidentohet autobuzi në Bullgari, raportohen 45 të vdekur

Mbi 12 fëmijë ishin në autobus, ndërsa shtatë pasagjerë shpëtuan dhe u dërguan në një spital, thotë ministria e brendshme.

“Dyzet e pesë ose 46 njerëz u vranë,” tha për transmetuesin publik BNT, Nikolay Nikolov, kreu i Departamentit të Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Brendshme.

“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u dërguan në një spital në kryeqytet, shtoi ai.

Sipas kanalit bTV, 12 fëmijë ishin në bordin e autobusit, i cili po shkonte nga qyteti kryesor i Turqisë, Stambolli për në Shkup në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili thuhet se donte të vizitonte skenën e përplasjes, tha se viktimat ishin ndoshta maqedonas.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 km (28 milje) në perëndim të Sofjes rreth orës 2:00 të mëngjesit. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, por mësohet se autobuzi ka marrë flakë të mëdha dhe viktimat janë përfshirë në to.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobuzi po kthehej në Shkup nga një udhëtim pushimesh në Stamboll gjatë fundjavës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here