Mbahet sot protesta e opozitës

Ditën e sotme, në ora 12:00, përpara Kryeministrisë, do të mbahet protesta e opozitës, sërish nën sloganin “Shqipërisë i dalim zot“.
Nga ora 10:00 është bllokuar qarkullimi në: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit“, sheshi “Nënë Tereza“, rruga “Ismail Qemali“, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova“, rruga “Papa Gjon Pali II“, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri“.
Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se protesta mbahet kundër rritjes së çmimeve, korrupsionit dhe çështjes McGonigal. Megjithatë, sot pritet të dalë vendimi i gjykatës në lidhje me vulën e partisë.
A mund të jetë protesta e sotme një mënyrë reagimi, në rast se vula e partisë nuk i  jepet PD-së përfaqësuar nga Sali Berisha?
Ndërkohë, Ambasada Amerikane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin grumbullimet e mëdha, pasi mendohet se protesta ka potencialin të përhapet në rrugët përreth Kryeministrisë dhe mund të çojë në dhunë të mundshme. Njoftimi thotë: “Monitoroni mediat lokale, jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj dhe mbani një profil të ulët.”
Mendimi.al
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here