“Monstër” në qiell

Fjala monstër është përdorur për të përshkruar formën që ka marrë një imazh i fotografuar nga NASA. Në fakt është një masë e dhunshme dhe kaotike e gazit dhe pluhurit që shihet në këtë imazh të Teleskopit Hubble nga një mbetje e supernovës aty pranë.

Objekti është një nga mbetjet e një ylli masiv që shpërtheu, duke nxjerrë shtresat e tij të gazta në një rajon tashmë të trazuar. Mbetja e supernovës është pjesë e një rajoni që formon yje në Renë e Madhe Magellanike (LMC), një galaktikë e parregullt 160,000 vite dritë nga Rruga jonë e Qumështit.

Mbetjet e supernovës janë menduar prej kohësh që shkaktojnë episodet e formimit të yjeve kur goditjet e tyre gjatë zgjerimit që pësojnë hasin në gazin aty pranë. N 63A siç quhet dhe ky objekt është ende i ri dhe goditjet e tij të pamëshirshme po shkatërrojnë retë e gazit të ambientit, në vend që t’i detyrojnë ata të shemben dhe të formojnë yje. Fotografimi është bërë me 12 Tetor 2021.

Me teknologjitë e përparuara të NASA janë bërë të mundur zbulime fantastike në hapësirë, fotografime dhe dukuri të cilat vazhdojnë të studiohen. Hapësira e universit është aq e madhe dhe ende e pazbuluar sa kërkimet për të vërtetat e saj janë të pafundme, si rrjedhojë kanë nxitur dhe rritjen e shpikjeve teknologjike për të kryer këto zbulime.

Burimi: NASA

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here