NASA: Shenjat e planetit të parë të gjetur jashtë galaktikës sonë

Shkencëtarët e NASA kanë zbuluar së fundmi një planet të ri. Planeti i mundshëm është i madhësisë së Saturnit dhe është zbuluar nga teleskopi me rreze X Chandra i NASA-s është në galaktikën Messier 51.

Ky planet është rreth 28 milionë vite dritë larg jashtë nga Rruga e Qumështit. Mënyra e veçantë se si shkencëtarët e kanë zbuluar, bazohet në gjurmën që lë planeti në sistemin diellor ku përket. Meqenëse planetet rrotullohen rreth një orbite të caktuar të tyren, kur ky planet kalon përpara një ylli bllokon një pjesë të dritës së yllit dhe jep një hije (shenjë) karakteristike të shkëlqimit që mund të zbulohet nga teleskopët.

Kjo teknikë e përgjithshme tashmë është përdorur për të gjetur mijëra ekzoplanete. Gati 5,000 “ekzoplanetë” – botë që rrotullohen rreth yjeve përtej Diellit tonë – janë gjetur deri më tani, por të gjitha këto janë vendosur brenda galaktikës Rruga e Qumështit.

Burimi: NASA

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here