Në shkollën TESS: Monique Alvarez frymëzon sipërmarrësit.

Sot në shkollën TESS, një grup i orientuar në fushën e biznesit dhe të sipërmarrjes patën një takim shumë frymëzues me konsulenten ndërkombëtare zj. Monique Alvarez.

Monique prezantoi në TESS trajnimin me temë: “5 MËNYRA PËR TË RRITUR BIZNESIN TUAJ”. Për më shumë se dy orë, të ftuarit dhe Monique diskutuan në mënyrë interaktive mbi arritjen e rezultateve në biznes dhe mbajtjen e ekuilibrit të shëndetshëm shpirtëror për tejkalimin e sfidave dhe arritjen e objektivave. 

Monique Alvarez është autore e dy librave, “7 days  to income stability” dhe “Make more money in less time”. Ajo shkruan për disa revista dhe gazeta të njohura në botë, përfshirë Forbes, The Huffington Post, International Living.

Ky aktivitet u organizua nga shkolla më e re në Tiranë, TESS, e inauguruar në nëntor të këtij viti, si pjesë e projekteve të kësaj shkolle në fushën e nxitjes së sipërmarrjes dhe suksesit në biznes.

Shpërndaje

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here