Peleshi shpreh papërgatitjen e qeverisë mbi zjarret. Por ka shpresë tek vullnetarizmi i popullit

Në vargun e paraqitjeve të buxhetit të shtetit në institucionet përkatëse, edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, raportoi planet për ministrinë e tij. Në seancën dëgjimore të komisionit ligjor të hënën, Peleshi foli për situatën e vendit midis korrikut dhe shtatorit dhe zjarret e kësaj vere që vranë dy persona dhe shkatërruan mijëra hektarë fshatra, pemishte dhe kultura bujqësore. Ai thkesoi se vendi ishte “i papërgatitur” për një situatë emergjente të tillë. Ai foli se gjithashtu se do të blihen më shumë pajisje me çmime më konkurruese dhe nënkuptoi se përgjegjësia për blerjen mund t’i kalojë NATO-s.

Për sa i përket financimit, Peleshi tha se buxheti për vitin 2022 për emergjencat civile është caktuar 20 milionë euro dhe se i gjithë stafi do të ketë një rritje pagash prej 30%.

Dy projektvendimet janë miratuar sot në Këshillin e Ministrave për Ministrinë e Mbrojtjes, tha në një deklaratë për shtyp ditën e sotme ministri Peleshi. “Projekt vendimi i parë ka të bëjë me përditësimin e listës së artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë” – tha ai. Këto janë kërkesa nga BE për përditësimin e legjislacionit të sigurimit kombëtar, shprehet Peleshi. Projetkvendimi i dytë ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë për të nxitur vullnetarizmin në përballjet me emergjencat civile. Kjo do të thotë që do të krijohet buxhet si ndihmën financiare për akomodimin, ushqimin dhe materiale për vullnetarët tha Peleshi në konferencën për shtyp përpara Kryeministrisë.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here