Një nga shfaqjet më të bukura të natyrës, janë dhe meteorët. Shiu meteor i Perseideve i këtij viti është në lëvizje të plotë – dhe këtë javë, për adhuruesit e astronomisë, do të kenë fatin të shikojnë disa nga pamjet më të mira të mundshme!
Ngjarja qiellore, e cila konsiderohet të jetë shiu më i mirë meteorik i vitit, e ka ndriçuar qiellin që nga mesi i korrikut, sipas NASA-s. Të mërkurën në mbrëmje, rënia e meteorëve pritet të arrijë kulmin me Perseidët, ose ndryshe sic quhen “meteorë shumë të shpejtë dhe të ndritshëm”, dhe do të vazhdojë deri të premten, raportoi NASA. Quhen të tillë sepse i përkasin brezit të yjësisë së Perseut.
Meteorët shkaktohen nga grimcat e mbetura të kometës dhe copa nga asteroidet e thyer. Kur kometat vijnë rreth diellit, ato lënë një gjurmë pluhuri pas tyre. Çdo vit Toka kalon nëpër këto shtigje të mbeturinave, gjë që lejon copëzat të përplasen me atmosferën tonë dhe të shpërbëhen për të krijuar vija të zjarrta dhe shumëngjyrëshe në qiell.
Mos i humbisni natën. Meteorët zakonisht dallohen kur qielli është i pastër dhe pa re. Një vend i mirë për t’i parë është të ngjitesh në majë të malit dhe mundësisht të mos ketë drita përreth.