Përdorimi nga policia i teknologjisë së njohjes së fytyrës. Senatori amerikan bën thirrje për ndalimin e saj.

Senatori Bernie Sanders ka bërë thirrje për ndalim të plotë të përdorimit nga ana e policisë të teknologjisë për njohjen e fytyrës, si pjesë e fushatës së tij për reformën e drejtësisë kriminale. Senatori ka një plan të gjerë mbi këtë reformë e cila përfshin edhe fundin e programeve për përdorimin e pajisjeve ushtarake në policitë lokale si edhe standarte të reja federale për përdorimin e kamerave të trupit. Sanders është kandidati i parë presidencial i cili ka shprehur shqetësim për këtë cështje, megjithatë një numër i madh kandidatësh demokratë kanë shprehur shqetësime se si po përdoret teknologjia. 

Çështja e përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës nga policia pritet të shpërthejë një debat të madh për cënimin e privatësisë.  Teknologjia për njohjen e fytyrës ndihmon policinë për identifikimin e personave potencialë që ngjajnë me një imazh të caktuar duke gjeneruar përmes algoritmeve kompjuterike fytyra të ngjashme me atë të kapur në një imazh të caktuar. Si pasojë e këtij përdorimi, në 2017, për vjedhjen e një birre në një dyqan në New York, kompjuteri gjeneroi si fytyrë të mundëshme edhe atë të aktorit Woody Harrleson, tiparet e fytyrës së të cilit kishin ngjashmëri me atë të hajdutit të birrave. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here