2019-a fundi i Edi Ramës si kryeministër?

Dukej se Edi Rama kishte një rrugë shpëtimi përpara përmes 30 Qershorit; ai po këmbëngulte që data e zgjedhjeve të respektohej sepse kishte nxitim t’i tregonte shqiptarëve një ekip kandidatësh të qelibartë. Kështu, ai mund t’i shpëtonte damkës se “ai dhe krimi janë një e nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin”.

Nuk ia doli. Pjetri i Shkodrës dhe Kajmaku i Vorës ishin ajka e Ramës në 2019-tën.

Megjithëse politikisht i mbytur, kryeministri vazhdon detyrën duke u shfaqur si drejtues punimesh apo drejtor imazhi. Asgjë më shumë nuk bën dot Rama pasi varka e fundit e shpëtimit u fundos.

Duket se Lulzim Basha ia ka dalë tu rezistojë betejave të brendëshme, ka konsoliduar marrëdhëniet me aleatët dhe ka zgjedhur të mos bëjë asnjë gabim, ndërsa kundërshtari shkon gjithnjë e më poshtë.

Duke qenë se oferta politike e Edi Ramës këtë 30 Qershor rezultoi dështim i përsëritur, a do të mbyllet 2019-ta me një kryeministër të ri? /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here