Plani i abonimit në Netflix me reklama do të kushtojë $6.99 në muaj

Netflix do të prezantojë në datën 3 nëntor planin e ri me reklama, dhe në SHBA ky plan do të kushtojë $6.99 në muaj.

Plani “Basic with ads” do të përfshijë një mesatare prej 4-5 minutash reklama çdo orë dhe nuk do të lejojë përdoruesit të shkarkojnë filmat apo serialet. Gjithashtu si fillim një numër i limituar serialesh nuk do të jetë i pranishëm për shkak të problemeve me liçensimin.

Reklamat do të jenë 15 deri në 30 sekonda të gjata dhe do të luhen para dhe gjatë ndjekjes së përmbajtjeve në Netflix. Kompanitë do të kenë mundësinë të parandalojnë shfaqjen e reklamave në përmbajtje që duken të papërshtatshme.

Për të ndihmuar reklamuesit të kuptojnë akoma më mirë këtë mundësi biznesi, Nelsen do të përdorë matësin standard digjital të audiencës, Digital Ad Ratings duke nisur nga 2023.

Ky është plani më i lirë që Netflix ka arritur të prezantojë në platformë prej disa vitesh. Kjo lëvizje ka ardhur si arsye e rënies së numrit të personave të abonuar. Netflix regjistroi shifra negative përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti dhe pret që të shtojë deri në 1 milionë klientë të rinj gjatë 3 mujorit të fundit.

Deri më tani kompania ka rreth 221 milionë persona të abonuar në mbarë botën.

Burimi: Geek Room
Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here