Studime në marketing? Ja një master që ju vlen

Marketingu është një nga industritë me ritmin më të shpejtë të rritjes në botë. Njohuria rreth marketingut, dhe për më tepër të studimet mbi të, krijon një avantazh të madh personal dhe profesional.

Dijet në marketing të bëjnë më të sukseshëm në botën dixhitale, të mësojnë të kuptuarit mbi tregun dhe konkurencën, të mësojnë si të kuptosh sjelljen dhe perspektivat e të tjerëve, të rrit aftësitë e komunikimit, sepse marketingu është pjesë e jetës së përditshme. Dhe mbi të gjitha, është argëtues.

Studimet në marketing u japin studentëve thellësi dhe përmbajtje në mënyrën si mendojnë dhe si hartojnë strategji. I bëjnë studentët kritikë, dhe vendosin shtylla të forta ku  mund të mbështetet arsyetimi se përse një fushatë apo koncept duhet aplikuar në një mënyrë të caktuar.

Departamenti i Marketingut dhe Turizmit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, përgatit studentë që shkëlqejnë në profesion në Shqipëri dhe botë.

Viti i ri akademik vjen me risinë e një laboratori të kompletuar për kërkimin dhe inovacionin në marketing dhe turizëm. Programet Master Shkencor në Marketing dhe Master Profesional në Marketing janë një mundësi e mirë për të investuar në drejtim të sigurtë.

Regjistrimet për këto programe kanë filluar. Më shumë informacion për procedurën gjeni në faqen e Fakultetit të Ekonomisë: Fillojnë aplikimet për studimet e Ciklit të Dytë, Master! – Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (feut.edu.al)

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here