Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë u bëri thirrje qeverive këtë të premte, të kufizojnë kërkesën për karburant në mënyrë që të ulin riskun e problemeve me funrnizimin që derivojnë nga konflikti Rusi – Ukrainë. Agjencia kërkoi veprime praktike nga qeveritë e vendeve të zhvilluara. Këto masa do të zvogëlojnë dhimbjen e konsumatorëve në të gjithë botën si pasojë e rritjes së cmimeve, do të pakësojnë dëmin ekonomik, do të zvogëlojnë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe do të cojnë botën drejt një rruge më të qëndrueshme.
Plani me 10 pika i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë përmban:
1- Ulja e shpejtësisë në autostradë me të paktën 10 km/orë
2- Bërjen më të lirë të transportit publik duke nxitur mikro-lëvizjen, ecjen, bicikletën
3- Të dielat pa makina në qytete të mëdha
4- Puna nga shtëpia deri në tre ditë atje ku është e mundur
5- Alternimi i përdorimit të makinave private në qytetet e mëdha
6- Përdorimin e makinave të përbashkëta dhe praktikave që ulin konsumin e karburantit
7- Promovimi i eficensës në përdorimin e kamionëve dhe në shpërndarjen e të mirave
8- Preferoni trena dhe avionë të shpejtë gjatë natës
9- Shmangni udhëtimet për biznes kur ekzistojnë alternativa
10- Nxitimi në adoptimin e makinave elektrike dhe makinave më efiçente
Sidoqoftë, ulja e konsumit të karburantit nuk varet vetëm qeverisjet qëndrore. Disa nga masat mund të implementohen direkt nga bashkitë, ose të ndiqen në mënyrë vullnetare nga qytetarët dhe korporatat, duke u krijuar mundësinë të kursejnë para ndërkohë që shprehin solidarizimin e tyre me Ukrainën.
Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë thekson se ulja e kërkesës për karburant nuk duhet të mbetet një masë e përkohëshme. Reduktimet e qëndrueshme janë të rëndësishme jo vetëm për të përmirësuar sigurinë energjetike të vendeve, por për të trajtuar ndryshimet e klimës dhe për të reduktuar ndotjen e ajrit.
Shqipëria është anëtare e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Burimi: IAE