Protestuesit në Iran refuzojnë të tërhiqen edhe pasi 15,000 persona përballen me ekzekutimin

Protestat mbarëkombëtare vazhdojnë në Iran për të 53-tën ditë radhazi, pavarësisht se rreth 15,000 iranianë janë arrestuar në lidhje me demonstratat dhe të cilët tani po përballen me dënimin me vdekje.

Ndërsa mijëra njerëz vazhdojnë të protestojnë në kryeqytetin e Iranit, Teheran, duke sfiduar një goditje brutale nga forcat iraniane, të martën, parlamenti i vendit votoi me shumicë dërrmuese në favor të dënimit me vdekje për protestuesit.

Vendimi erdhi pas thirrjeve të fundit nga brenda qeverisë iraniane për të ndëshkuar protestuesit në një mënyrë që do të shuante demonstratat. Në një letër të nënshkruar nga 227 nga 290 anëtarët e parlamentit të cituar nga Press TV, televizioni shtetëror iranian të dielën, ligjvënësit kërkuan t’u jepnin të arrestuarve “një mësim të mirë” në mënyrë që të pengonin të tjerët të bashkoheshin me ta.

Ne, përfaqësuesit e këtij kombi, kërkojmë nga të gjithë zyrtarët e shtetit, duke përfshirë edhe gjyqësorin, që të trajtojnë ata që kanë bërë luftë kundër islamit dhe kanë sulmuar jetën dhe pronën e njerëzve si DAESH-i [terroristët], si një mësim i mirë në kohën më të shkurtër të mundshme”, thuhet në letër.

Ligjvënësit shtuan se një dënim i tillë – metodat e të cilit nuk u specifikuan – do t’u “dëshmonte të gjithëve se jeta, prona, siguria dhe nderi i popullit tonë të dashur është një vijë e kuqe për këtë institucion islamik dhe se nuk do të tregonte asnjë butësi ndaj kujtdo në këtë drejtim”.

Protestat masive filluan në Iran pasi u bë publik lajmi për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amin më 16 shtator. Gruaja kurde ishte arrestuar nga e ashtuquajtura policia e moralit të vendit më 13 shtator, ndërsa ajo ishte duke vizituar Teheranin, pasi thuhet se mbante një formë “të papërshtatshme” të hixhabit dhe dyshohet se është rrahur për vdekje ndërsa ishte në paraburgim. Autoritetet iraniane kanë mohuar çdo përgjegjësi për dëmtimin fatal në kokë të Amin.

Gratë kanë udhëhequr protestat, duke i vënë flakën shamive dhe duke prerë flokët në shenjë solidariteti, dhe më pas atyre iu bashkuan burra dhe djem adoleshentë. Qindra njerëz që protestonin kundër vdekjes së Amin u vranë nga policia dhe mijëra u arrestuan në tetë javët e fundit.

Ka pasur protesta masive të mëparshme në Iran, por asnjë nga përmasat dhe gjatësia e asaj aktuale. Në vitin 2009, miliona njerëz dolën në rrugë pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

Solidariteti për protestuesit po rritet gjithashtu, me Reuters që raportoi se vaterpolistët e Iranit refuzuan të këndonin himnin kombëtar në një garë në Tajlandë të martën dhe aktorja e njohur Taraneh Alidoosti shprehu mbështetjen e saj për protestat duke postuar një foto të saj me flokët e zbuluar.

Në foto, Alidoosti mban një pankartë ku shkruan: “Gruaja, Jeta, Liria”.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here