Pse stërvitja është e mirë edhe për aktivitetin seksual

Shumë njerëz i dinë përfitimet e të bërit aktivitet fizik për të mirën e shëndetit, edhe nëse ata nuk ushtrohen rregullisht. Por ajo që mbase nuk dini është se të qenit në formë është shumë e rëndësishme dhe për jetën tuaj seksuale.

43% e grave dhe 31% e burrave shfaqin një formë mosfunksionimi seksual për shkak të obezitetit dhe mungesës së stërvitjes. Një studim i publikuar në “The Journal of Sexual Medicine” zbuloi se burrat me perimetër të gjerë të belit ose me indeks të lartë të masës trupore (BMI) kishin 50% më shumë gjasa të kishin mosfunksionim erektil, ndërsa afërsisht gjysma e grave obeze raportuan probleme me aktivitetin seksual, mungesën e dëshirës dhe performancë të dobët, të paktën për pak kohë.

Gratë që ushtroheshin deri në 6 orë në javë, përkundrazi, kishin një stres më të ulët seksual dhe kishin rezistencë në arteriet klitorale, krahasuar me gratë që nuk ushtroheshin, sipas një studimi të publikuar më 2021. Personat që ushtroheshin tregonin nivele më të larta dëshire, lubrifikimi dhe orgazme.

“Kjo është me të vërtetë një çështje mjekësore me të cilën duhet të merremi si pjesë e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të dikujt,” tha Dr. Karyn Eilber, urologe në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të Los Anxhelosit dhe një eksperte e mirëqenies seksuale. “Por ende ekziston stigma rreth kësaj teme.”

Seksi është një pjesë kritike e të qenit njerëzor dhe rëndësia e tij nuk është vetëm të lindësh. Aktiviteti seksual cilësor ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj mendor dhe emocional, në cilësinë e jetës dhe në fuqinë e marrëdhënieve tuaja intime. Një seri studimesh e mbështesin këtë, duke treguar se seksi dhe prekja janë kritike për aspekte të shumta të mirëqenies, si ndjenja e të kuptuarit, e kujdesit dhe e pranimit.

Benefitet e të ushtruarit rregullisht:

  • rrit qarkullimin e gjakut, i cili është faktor kyç për eksitimin;
  • rrit rezistencën e trupit pasi aktiviteti seksual në vetvete është stërvitje;
  • ul nivelin e stresit;
  • rrit vetëvlerësimin;
  • përmirëson shëndetin në tërësi

Burimi: CNN Health

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here