Psikologët këshillojnë si të kujdesemi për shëndetin mendor gjatë karantinës.

Diçka që ishte totalisht e pamendueshme muaj më parë, karantinimi dhe distancimi social janë bërë tani të zakonshme si e masë e marrë nga qeveritë për të shmangur agresivitetin e virusit.

Një studim i fundit nga revista mjekësore ‘‘The Lancet’’ vëren se ndikimi psikologjik i karantinës mund të jetë i madh duke rezultuar nga ankthi dhe nervozizmi tek shqetësimit e gjumit, depresioni dhe stresi post-traumatik. Në fakt, studime të pavarura nga njëri-tjetri treguan se gjatë karantinimit të SARS, nga 10% deri në 29% e njerëzve vuajntën nga stresi post-traumatik.

Raporti i ‘‘The Lancet’’ tregoi se shqetësimet e shëndetit mendor nga stresi i karantinës mund të lidhen me frikën nga infektimi, frustrimi, mërzitja, furnizimet e papërshtatshme, humbjet financiare.
Njerëzit duhet të vetë-identifikojnë simptomat në lidhje me shëndetin mendor gjatë karantinës.

Simptomat mund të përfshijnë:
– Frikë dhe shqetësim për shëndetin personal
– Ndryshime në zakonet e të ushqyerit dhe të gjumit
– Vështirësi në zënien e gjumit dhe në përqëndrim
– Përkeqësimi i sëmundjeve kronike
– Rritje e përdorimit të alkoolit, duhanit dhe drogërave të tjera

‘‘Njerëzit janë kafshë sociale’’, thotë profesori Ian Hicke i Universitetit të Sydeny, ‘‘Karantina e gjatë ose izolimi social (pa metoda kompensuese) do të rezultojë në ankth, depresion, dhe në ndjesinë se askush nuk mund t’ju ndihmojë.’’
Psikologët këshillojnë që gjatë ditëve të karantinës e cila mund të zgjasë disa javë të bëjmë sa më shumë gjera që ruajnë shëndetin tonë mendor.

Çfarë mund të bëjmë në këto kushte?

Të krijojmë një rutinë – të mos rrimë me pizhama. Të bëjmë një dush dhe të krijojmë një listë gjërash të cilat duhen përmbushur gjatë ditës.

Të ndryshojmë ambjentin ku rrimë sa më shumë e mundur dhe të ndryshojmë aktivitetet që bëjmë.

Të kujdesemi për turpin. Të hamë shëndetshëm, të bëjmë ushtrime dhe të flemë gjumë mjaftueshëm. Mund të bëjmë ushtrime fizike në shtëpi, ose të praktikojmë jogan dhe meditimin.

Të ndihmojmë të tjerët. Nëse nuk jemi në izlolim të plotë, të bëjmë gjëra për ata të cilët nuk mund të dalin.

Të qëndrojmë në kontakt me miqtë, kolegët, përmes mesazheve, video konferencave, telefonit.

Të luftojmë mërzitjen duke parë filma, dokumentarë apo shfaqje që donim t’i shihnim prej kohësh.

Të fokusohemi tek gjërat pozitive.

Ti marrim ditët një e nga një.

Disa ide të mira mund të jenë gatimi dhe përgatitja e kokteileve të ndryshme. Na mungon kokteili i preferuar që pinim në një bar? Mund ta bëjmë në shtëpi. Shija e pijeve të preferuara na risjell ndjesitë e bukura të kohës kur dalim.

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here