Reforma në drejtësi “shpëton” edhe martesat

Divorci është një dukuri demografike dhe sociofamiljare, po aq i vjetër sa vetë jeta e njeriut. Me kodifikimin e martesës nga ana juridike, u kodifikua bashkë me të edhe divorci.

Shkaqet më të zakonshme të divorcit ndër vite kanë qenë migrimi i përkohshëm i burrave, sidomos me një nivel të ulët arsimor, gjendja e vështirë ekonomike e familjes, historitë jashtëmartesore dhe dhuna në familje. Gjatë vitit 2020 një shkak tjetër i rëndësishëm ishte pandemia e koronavirusit, ku shumë çifte panë nga afër bashkëjetesën me njëri – tjetrin, gjë e cila çoi në rreth 24.4 divorce për 100 martesa.

Megjithatë, në Shqipëri, duket se reforma në drejtësi po i shpëton divorcet. Sipas të dhënave të vitit 2021 nga Instat, është arritur shifra më e ulët në gati një dekadë, me 15.8 divorce të regjistruara për 100 martesa.

Sipas ekspertëve të fushës, një faktor që ka ndikuar në uljen ndjeshëm të numrit të divorceve është reforma në drejtësi, sepse ka një mungesë të theksuar të numrit të gjyqtarëve për të shqyrtuar çështjet në kohën e duhur. Koha mesatarje e përfundimit të një divorci ka arritur në më shumë se 6 muaj. Përgjatë kësaj kohe, shumë çifte kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe e kanë anulluar kërkesën për divorc. 

 

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here