Richard Gere në listën e dëshmitarëve kundër Matteo Salvini

Në Palermo, më 23 Tetor, u mbajt një seancë e gjyqit ndaj Matteo Slavinit, liderit të partisë së krahut të djathtë Italian. Gjyqi lidhet me vitin 2019, në kohën kur Salvini shërbente si Ministër i Brendshëm dhe akuzohet se ka dhënë urdhër për të lënë në det një anije me emigrantë. Në listën e dëshmitarëve përfshihet ish-kryeministri Guiseppe Conte, të tjerë politikanë italianë, si edhe aktori i famshëm Richard Gere. Në atë kohë, aktori Richard Gere ishte në Itali dhe iu bashkua organizatës jo-qeveritare spanjolle Proactiva Open Arms e cila menaxhoi shpëtimin e anijes dhe i furnizoi me ushqime. Proactiva Open Arms i kërkoi aktorit Richard Gere të dëshmojë për situatën në bordin e anijes e cila u la në det për 19 ditë.

Salvini tha në gjyq: “Më thoni sa serioz është ky gjyq përderisa aktori do të vijë nga Holliwood-i të tregojë se sa i keq jam unë”, – thuhet në një artikull nga Reuters.

Burime: Reuters, CNN

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here