Prokurorët shqiptarë ngritën të enjten akuza kundër ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për një shpërthim masiv në një fabrikë të deponimit të municioneve në vitin 2008 që vrau 26 persona.
SPAK, e ngarkuar me hetimin e zyrtarëve të lartë, tha se kishte akuzuar Fatmir Mediu, ministër i Mbrojtjes në vitet 2005-2008, për shpërdorim të detyrës. E njëjta akuzë u hodh poshtë në vitin 2009 për shkak të imunitetit të tij nga ndjekja penale si deputet i rizgjedhur në parlament. Një gjykatë shqiptare vendosi në shtator për të rihapur çështjen shkruan AP.
Mediu është ende deputet i një partie opozitare, por imuniteti parlamentar nga çështjet penale u hoq në vitin 2012.
Mediu ka mohuar akuzën e ngritur, duke e quajtur masën të motivuar politikisht.
Çështja rifilloi pas një kërkese të prindërve të një djali 6-vjeçar i cili u vra teksa luante në oborrin e shtëpisë së tyre në Gërdec, jashtë kryeqytetit, Tiranë, në shpërthimin e 15 marsit 2008. Shpërthimi vrau 26 njerëz, plagosën 264 dhe dëmtuan rreth 5500 shtëpi.
Në vitin 2012, një gjykatë dënoi dhe burgosi 19 persona për shpërthimin, por të afërmit e viktimave u ankuan se zyrtarë të lartë të qeverisë i ishin shmangur drejtësisë.
Burimi: AP