Në raportin periodik të INSTAT, rezulton se Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Korrik 2021, arriti 101,6 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i IÇK në muajin Korrik 2021 është 2,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,4 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021, krahasuar me Qershor 2021 është 0,1 %.
Lista e grupeve që kanë kontribuar në rritjen vjetore të çmimeve në muajin Korrik 2021:
Krahasuar me muajin Korrik 2020, rritja më e madhe e çmimeve për secilin nga grupet, si vijon:
- “Transporti” me 4,4 %;
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,1 %;
- “Komunikimi” me 2,9 %;
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 %;
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,4 %;
- “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,1 %;
- “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %,
- “Veshje dhe këpucë” me 0.7%
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.7%
- “Shëndeti” me 0,7 %;
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4 %;
- “Shërbimi arsimor” me 0,1 %.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 16,6 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 7,0 %, “fruta” me 2,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,3 %, etj. Ndërkohë që Indeksi i Çmimeve të FAO-s (Indeksi Ndërkombëtar i Cmimeve të Ushqimit) arriti mesatarisht 123.0 pikë në korrik 2021, 1.5 pikë më poshtë nga qershori, por ende 29.1 pikë (31.0 për qind) më i lartë se niveli i saj në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia në korrik reflektoi rënie të çmimeve të drithërave, produkteve të qumështit dhe vajrave vegjetale, të cilat kompensuan dhe më shumë, rritjen e çmimeve të mishit dhe sheqerit për të dytin muaj radhazi.
Indeksi i Cmimeve të Serbisë
Në krahasim me një nga shtetet më të fuqishme në Ballkan, sipas një raporti statistikor të Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve të përdorura për konsum personal në korrik 2021 në krahasim me korrikun 2020 u rritën mesatarisht me 3.3%.
Në korrik 2021 në lidhje me dhjetorin 2020, çmimet e konsumit për Serbinë u rritën mesatarisht me 3.7%. Vëzhguar nga grupet kryesore sipas destinacionit të konsumit në korrik 2021 në raport me muajin e mëparshëm, rritje të çmimeve u vërejt në grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2.2%, “Argëtim dhe kulturë me 2.1%, “Transport” me 1.6%, “Restorantet dhe hotelet” me 0.6%, “Mobilimet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e shtëpisë” me 0.3% dhe në grupet “Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera” dhe “Shëndetsia” me 0.1% secila. Ulje e çmimeve u vërejt në grupet “Ushqim dhe pije joalkoolike” me -0.9% dhe “Veshje dhe këpucë” me -0.7%. Çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera kryesisht kanë mbetur të pandryshuara.
Indeksi i Cmimeve të Maqedonisë së Veriut
Inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit të Maqedonisë së Veriut u rrit në 3.4% në korrik të 2020 nga 2.7% në qershor, raportoi në fillim të muajit Gusht zyra statistikore e vendit. Në bazë të krahasimit mujor, çmimet e konsumit në Maqedoninë e Veriut u rritën me 0.5% në korrik, me të njëjtin ritëm si në qershor, tha Makstat në një deklaratë zyrtare.
Ndryshimet në çmimet e konsumit të Maqedonisë së Veriut sipas grupeve të produkteve në korrik 2021 në krahasim më ato të një viti më përpara:
Grupet e konsumit | Rritja në % |
“Transporti” | 13.6 |
“Shëndetsia” | 3,5 |
“Restorantet dhe Hoteleria” | 5.6 |
“Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet e tjera” | 4.4 |
“Pije alkoolike dhe duhan” | 4.2 |
“Argëtimi dhe kultura” | 3.0 |
“Ushqimi dhe pijet joalkoolike” | 2.2 |
“Mallrat dhe shërbime të tjera” | 1.1 |
“Veshje dhe këpucë” | 0.7 |
“Mobilimet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e shtëpisë” | 0.5 |
“Arsimi” | 0.1 |
“Komunikimi” | -0.5 |
Normat e inflacionit të raportuara për muajin Qershor 2021 në karahasim me ato të një viti përpara janë si mëposhtë:
Shqipëria | 1.6% |
Maqedonia e Veriut | 2.7% |
Serbia | 3.3% |
Burimi: INSTAT, FAO, MAKSTAT, SORS