“Vikingu” që vret nëpër rrugët e Norvegjisë

Në një qytet të vogël norvegjez, një burrë i armatosur me një hark dhe shigjeta sulmoi qytetarët që po bënin pazar në një supermarket, të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë pesë persona, thanë autoritetet. “Vikingu” është një djalë 37 vjeçar, nënshtetas danez i cili jeton në atë qytet. Motivet e sulmit të tij ende janë të panjohura. Polica e qytetit dëshmon se i arrestuari ka përdorur dhe armë të tjera.

Shefi i policisë së Kongsberg, pranë kryeqytetit të Oslos, tha se kishte “një konfrontim” midis oficerëve dhe sulmuesit, por ai nuk dha hollësira. Dy persona të tjerë u plagosën dhe u shtruan në spital në kujdes intensiv, përfshirë një oficer që ishte jashtë detyre dhe brenda dyqanit ku ndodhi sulmi, tha policia.

Sipas policisë, i dyshuari shëtiste nëpër qendër të qytetit Kongsberg duke gjuajtur shigjeta duke lënë kështu disa skena krimi.

Vrasjet masive janë të rralla në Norvegji. Vrasja më e rëndë e vendit në kohë paqeje ndodhi më 22 korrik 2011, kur ekstremisti i krahut të djathtë Anders Breivik vendosi një bombë në kryeqytetin e Oslos, duke vrarë tetë persona. Pastaj ai u drejtua për në ishullin e vogël Utoya, ku ndoqi anëtarët kryesisht adoleshentë të krahut rinor të Partisë së Punës dhe vrau 69 viktima të tjera.

Burimi: AP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here