Rrjedhjet në votimin për Ruҫin: Kë mbron Grida Duma dhe Ervin Salianji me tezën e manipulimit të numërimit?

Gramoz Ruҫi u zgjodh në krye të kuvendit me 80 vota pro dhe 40 kundër. Partia Demokratike kishte në sallë 43 deputetë. Pra të paktën 3 deputetë të PD kanë votuar pro Gramoz Ruҫit. Dyshimi kryesor është se të paktën 3 deputetë të PD kanë dalë kundër vendimit të grupit. Menjëherë pas seancës Grida Duma, zëdhënësja e re e grupit parlamentar dhe Ervin Salianji, sekretari i ri i grupit parlamentar, kanë dalë me akuzën se numërimi është manipuluar nga komisioni. Ky variant është konsideruar qesharak dhe i pabesueshëm nga qindra demokratë në rrjetet sociale. Në mbledhjen e sotme të grupit, media raporton se ka patur debate të ashpra mes dy “të rinjve” dhe ish kryeministrit Berisha. Qëndrimi zyrtar i PD për “rrjedhjet” e djeshme është shprehur sot pas mbledhjes së grupit parlamentar në websitin www.demokratet.al.

Pse u nxituan dje Duma dhe Salianji për të shprehur një qëndrim jozyrtar nga një pozicion zyrtar? /mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here