Samiti i G20 në Romë: Kryeson cështja e rimëkëmbjes nga pandemia

Udhëheqësit nga 20 ekonomitë kryesore të botës po fluturojnë në Romë për samitin e tyre të G20 për herë të parë në prezencë fizike që nga pandemia. Në krye të axhendës është pandemia, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimet klimatike.

Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti sot herët në mëngjes, në Romë për të përsëritur mesazhin e tij se “Amerika është kthyer”, megjithëse presidenti rus Vladimir Putin dhe Xi Jinping i Kinës, gjithashtu dhe KM i Meksikës Amlo do të marrin pjesë vetëm me lidhje video shkruan Locale.

Mungesa e tyre ka ulur pritshmëritë për samitin, normalisht një forum për marrëveshje midis aleatëve dhe rivalëve me përmasa dhe fuqi të ndryshme, nga SHBA dhe Kina, te Turqia, India, Arabia Saudite, Brazili, Australia dhe Bashkimi Evropian.

Roma duhej të ishte ndryshe, e para ballë për ballë për liderët e G20 që nga Japonia në 2019. Por tani, takimi të rivalëve të mëdhenj, mund të jetë shumë më pak i ftohtë. Edhe kësaj radhe, nuk do të jetë një udhëtim i lehtë. Por çfarë progresi aktual është bërë që nga samiti virtual i vitit të kaluar në Riad, Arabi Saudite?

Temat Covid, veçanërisht pabarazia e vaksinave, së bashku me ndryshimet klimatike, do të dominojnë. Barazia për gratë dhe mbështetja për bizneset e vogla dhe të mesme do të jenë gjithashtu në axhendë. Në rrezik gjithashtu, reputacioni i këtyre samiteve të liderëve botërorë për përmbushjen e asaj që premtojnë. Anëtarët e G20 janë përgjegjës për 80 për qind të të gjitha emetimeve të gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu, por janë në faza të ndryshme të zhvillimit dhe nuk pajtohen se sa shpejt mund të veprojnë.

Reporteri i CNN, Robertson, thotë që kombet e G20 i kanë xhepat e thellë, e cila llogaritet të jetë 80% e PBB të botës. Shumica e tyre janë nën presion për të ndarë vaksina tani me pjesën më pak të zhvilluar të botës.

Por e gjithë vëmendja do të jetë te gjuha e tyre për ndryshimin e klimës, në prag të bisedimeve të ashpra COP26 që fillojnë në Glasgoë të hënën ku planet e secilit shtet për të ulur emetimet e karbonit nuk përputhen në të njëjtin afat kohor.

Udhëheqësit pritet gjithashtu të nënshkruajnë një marrëveshje për të vendosur një taksë minimale prej 15 për qind ndaj korporatave globale dhe për të diskutuar rimëkëmbjen pas pandemisë dhe rreziqet që lidhen me të, duke përfshirë përhapjen e pabarabartë të vaksinave Covid-19 shkruan Reuters.

Samiti zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Pritet që konfliktet e krijuara mes liderëve gjatë kohës së pandemisë do të reflektohen në zbutjen ose jo të diplomacisë për të arritur marrëveshjë globale.

Biden do të takohet të premten me presidentin francez Emmanuel Macron, duke kërkuar të qetësojë lidhjet me këtë të fundit pasi Australia anuloi një marrëveshje franceze për nëndetëset në favor të një marrëveshjeje SHBA-MB.

Burime: CNN, Reuters, Locale, AP

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here