Shfaqet në Tiranë “Dy luanë drejt Venecias” me regji të Jonid Jorgji

“Dy luanë drejt Venecias” është filmi më i ri shqiptar i shfaqur premierë në Tiranë me regji të Jonid Jorgji.

Shikuesi ka përjetuar emocione të forta gjatë minutave të filmit ku humori dhe drama janë gërshetuar duke e mbajtur publikun pezull deri në fund. Kontrasti dhe mesazhet e filmit lënë gjurmë dhe të fusin në mendime duke krijuar mundësinë e reflektimit për situata të pranishme në jetët tona por larg vëmendjes së përditshme. “Dy luanë drejt Venecias” fillon me atmosferën  mes artistëve të filmit e cila është e panjohur për publikun e gjerë dhe vazhdon me një ngjarje e cila krijon mundësinë e komunikimit të çështjeve sensitive për shoqërinë ku jetojmë. Regjizori Jonid Jorgji u shpreh në fund të shfaqjes së filmit se ky film është përmbushja e një ëndrre për të. Dhe me ç’duket është një ëndërr e përmbushur mirë. /mendimi.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here