Prestigjozja Bloomberg parashikon bileta me cmim më të lartë, më pak linja udhëtimi, kontrolle shëndetësore përpara udhëtimit dhe më pak ushqim falas. Pandemia po con në një erë të re të udhëtimit ajror.
Linjat do të përgatiten për rifillimin. Drejtuesi i Delta Airlines, Ed Bastian, i ka dërguar një letër punonjësve të tij duke shkruar se rekuperimi do të marrë 2 deri në 3 vjet, raporton gazetarja Angus Whitly përmes Bloomberg.
Në pak muaj koronavirusi, e coi në zero orën e epokës disa dekadëshe të boom-it të fluturimeve i cili ka ishte një fenoment ekonomik dhe kulturor në botën e pas-luftës. Tani, gjithcka është e ngrirë, me linja ajrore të cilat e kanë ulur kapacitetin e tyre me 70% që nga janari, kjo sipas kompanisë analitike Cirium.
Nuk dihet se kur njerëzit do të duan t’i kthehen përsëri fluturimeve, megjithëse një Shoqatë Ndërkombëtare Fluturimesh thotë se 40% e njerëzve do tu duhen 6-muaj që të mendojnë për lëvizje me avionë. Ndërsa një anketë e bërë në Shqipëri në fund të muajit mars tregoi se mbi 80% e të anketuarve u përgjigjën se ende nuk kishin bërë plane ose se ishin në pritje të planifikimit deri sa të sqarohej pasiguria.
Ndërsa disa nga qeveritë në botë kanë orjentuar qytetarët të mendojnë për pushime brenda vendit të tyre duke patur në konsidertatë se lëvizjet e turistëve mes vendeve mund të jenë të ndaluara.
Konfigurimi i tregut të lëvizjes ajrore do të ndryshojë pasi kompanitë do të jenë në nevojë të përthithin sa më shumë para nga konsumatorët. Cmimet e biletave do të rishikohen, po ashtu cmimet e bagazheve. Sipas IATA, në Azi, edhe para pandemisë, kompanitë bënin një fitim prej 3 usd për pasagjer, ndërsa në ShBA dhe Europë, ku cmimet ishin më të larta fitimi shkonte respektivisht 17 dhe 5 usd.
Personeli në avion është i pajisur me maska dhe doreza, por më sfiduesja është përgjyshmimi i kapaciteteve të avionëve duke mbajtur bosh gjysmat e sediljeve e cila e con kapacitetin nën pikën-kritike.
Kjo industri ka patur stuhi edhe më parë, por asnjëherë si kjo. 25 milion vende punë janë në rrezik. IATA paralajmëron se kompanitë një rënie të shitjeve prej 314 miliardë USD për këtë vit dhe gjysma e tyre do të përballen me falimentin në 2-3 muaj nëse nuk do të kenë ndihmën e qeverive.
Rregullat shëndetësore të fluturimit mund të ndryshojnë nga vendi në vend. Shqetësim është se natyra thelbësore e fluturimeve minon diplomacinë, tregtinë, biznesin dhe turizmin. Kjo i detyron qeveritë që të tentojnë të mbajnë në këmbë kompanitë. Të hënën, Departamenti i Thesarit në ShBA disbursoi raundin e parë të ndihmës për pagat e asistentëve të fluturimit.
Bilotkach nga Singapore Institute of Technology thotë se linjat me kosto të ulët mund të mbijetojnë, por shumë nga to do të jenë në pronësi të qeverive ose minimumi do të marrin hua nga qeveritë, dhe si pasojë mund të ndërpresin disa rute dhe të rrisin cmimet.
Është e vështirë që të bëhen parashikime ndërkohë që kriza është duke ndodhur. Rico Merkert, profesor i transportit dhe i zinxhirit të furnizimit në University of Sidney, thotë se ndërsa linjat ajrore do të ulin fillimisht cmimet për të thithur pasagjerë, shqetësimet për higjenën do të zhduken. Me kapacitetet e reduktuara, linjat do të përdorin avionë më të vegjël. Ai tha se industria do të duket ndryshe, sikur kthehesh vite pas në kohë.