Sot është Dita Ndërkombëtare e Birrës. Ja disa fakte interesante për të.

Sot është Dita Ndërkombëtare e Birrës. Ja disa fakte interesante për të.

Pse e duam aq shumë?

Në Ditën Ndërkombëtare të Birrës mund të impresiononi miqtë dhe të dashurit tuaj me njohuritë tuaja të pafundme rreth birrës. P.sh. E dini se:

  • Egjiptianët e lashtë ndërtuan piramidat ndërsa konsumonin një sasi të shëndetshme birre. Rreth 4 litra në ditë, për të qenë të saktë.
  • Babilonasit e lashtë e morën seriozisht pirjen dhe e çuan në një nivel krejt të ri. Nëse një fuçi nuk dilte siç duhej, mbysnin në birrë punëtorin që zinte birrën. Të paktën nuk shkonte birra dëm.
  • Vikingët besonin se një dhi gjigante banonte në Valhalla, gjoksi i së cilës ishte mbushur me një furnizim të pakufizuar birre. Tingëllon si parajsë për banakjerët?
  • Republika Çeke është kryeqyteti i pirjes së birrës në botë. Çdo çek pi mesatarisht 40 litra në vit. Fluturimi ynë si ekip Mendimi për në Pragë është i rezervuar për këtë vit.
  • Birra i bën mirë trupit! Ai përmban një nivel të lartë të silikonit i cili rrit depozitat e kalciumit dhe mineralet për të patur indet e kockavë më të shëndetshme. Kështu që ndjehuni të lirë të ta derdhni atë birrën dhe tek tasi i drithërave për mëngjes.

Kur të jesh me pushime apo duke pjekur mishin në zgarë diku në donjë piknik, dhe të jesh gati t’ia mbushësh mendjen miqve të tu (ose në plazh, si robi më i ditur në çadër) që ja vlen të pijnë birrë këto ditë të nxehta, është koha të hiqesh si ekspert dhe të bësh krahasimin e dy llojeve më të përdorura të birrës.

Shumica e birrave në treg sot janë ose siç quhen në gjuhën e tyre “ales” ose “lagers”. Lagers kanë tendencë të kenë një aromë më të butë dhe me shije të pjekur (pra një birrë e arrirë), ndërsa Ales janë më të plota dhe pak të hidhur. E gjithë kjo është për shkak të procesit të tharmimit dhe fermentimit. Lagers, gjermanisht për “për të ruajtur”, fermentohen për më gjatë në temperatura më të ulëta. Për shkak të këtij procesi që kërkon shumë kohë, shumë birrari të vogla nuk mund të përballojnë kohën që duhet për fermentimin dhe t’ua lënë djemve të mëdhenj. Ales fermentohen në temperatura më të larta për një periudhë më të shkurtër kohore dhe në këtë mënyrë shija është pak më e hidhur. Në Mesjetë, “ale” ka qënë birra më e zgjedhur.

Ndryshimet e Ales dhe Lagers janë të panumërta dhe të marrësh përispër të bëhesh “guida e birrës” në një udhëtim për zbulimin e birrës do të garantojë admirimin e bashkëmoshatarëve tuaj.

Nëse ju dini më shumë fakte interesante rreth birrës, të cilat nuk i përmendëm më sipër, na shkruani në komentet më poshtë dhe na informoni. Ne do t’i publikojmë përgjigjet tuaja dhe në rrjetet tona sociale. Madje mund t’ju sugjerojmë edhe birrat e duhura në tregun shqiptar.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Birrës!/mendimi.al

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here