Sot në histori: Ngjitja në fron e Mbretëreshës Elizabeta II

Elizabeta II, e cila festoi Jubileun e Artë në vitin 2002, u ngjit në fronin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si sot 70 vite më parë, në vitin 1952. Elizabeta pasoi të atin e saj, mbretin Xhorxh VI. Kurorëzimi i saj u mbajt në Westminster Abbey më 2 qershor 1953.

Elizabeta ishte vajza e madhe e Princit Albert, Dukë i Jorkut dhe gruas së tij, Lejdi Elizabetës. Si fëmija i djalit më të vogël të mbretit Xhorxh V, Elizabeta e re kishte fare pak gjasa për t’u ngjitur në fron. Por më 11 dhjetor 1936, xhaxhai i saj, Eduardi VIII (më pas Dukë i Windsor) abdikoi në favor të babait të saj. Kështu, babai i Elizabetës u bë mbreti Xhorxh VI dhe ajo pasardhësja e tij për fronin.

Në vitin 2015, Elizabeta II kaloi Viktorian me 63 vite e 216 ditë sundim, duke u bërë monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.

Burimi: Britannica

Shpërndaje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here